Pas lajmit se qeveria shqiptare do duhet të pezullojë kërkesën për ekstradim të pronarit të Agon Channel Francesco Becchetti, ka reaguar gazetarja Sonila Meço, përmes një komenti në rrjetin e saj social. Meço ka postuar edhe një foto të ish stafit të Agon Channel në momente festive.
“Meqë shumë më kanë pyetur e më të shumtë kanë dhënë verdikte pa duruar një proces normal, meqë disa baltën e kanë mjet pune e të tjereë kanë dëshiruar fund të lumtur: ja ku jemi…. Duhen të presim nga përtej Atlantikut të vërtetat e drejtësisë në këtë vend…” shkruan gazetarja.