Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle, Marca, mbrojtësi i Real Madridit, Pepe, tashmë ka vendosur për të ardhmen.
Paris Saint Germain është klubi që 34 vjeçari portugez ka vendosur të vazhdojë karrierën.
Marca shkruan se Pepe, i cili do të jetë lojtar i lirë me 30 qershor, tashmë ka arritur marrëveshje me klubin francez.
Sipas Marca, gjithçka është mbyllur në finalen e Ligës së Kampionëve në Cardiff dhe se zyrtarizimi pritet të bëhet kur t’i skadojë kontrata me Realin. /a.m.