• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pas Triestes ose ata që i pengojnë ekonomitë ballkanike?

by Ben Andoni
14/07/2017 13:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Ka një hapësirë shumë të madhe të asaj që prezantohet në organizimet ndërkombëtare nga shtetet ballkanike dhe predispozitës së tyre reale për të ndryshuar. Politikanët e brezit të sotëm të Ballkanit Perëndimor, që po firmosin memorandume dhe po e ndjekin ecurinë e procesit të Berlinit, janë pikërisht ata që duket se kanë predispozitën më të pakët të ndryshimit.

Gjithsesi, Shqipëria zbriti zyrtarisht e kënaqur nga takimi i Triestes, shumë më pak Kosova, me fobinë e krijimit të tregut të ish-Jugosllavisë, kurse vendet e tjera mbeten në dukje optimiste. Samiti i vendeve të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt më 12 korrik përmblodhi mesazhet kryesore të vitit 2017 për vendet e rajonit, të cilat me shumë përkushtim kërkojnë integrimin në Bashkimin Evropian. Mes shumë të tjerave, përmes një procesi të gjatë, Bashkimi Evropian po synon të krijojë një klimë rajonale mirëkuptimi por edhe një treg të përbashkët në Ballkanin Perëndimor. Ky koncept i fundit ka promotor Serbinë, shikohet me skepticizëm nga Mali i Zi, kurse Kosova e ka të justifikuar qëndrimin e saj nihilist për shkak të mungesës së qarkullimit të lirë dhe pa viza të qytetarëve të vet dhe mosnjohjes prej Serbisë e Bosnjës.

Larg këtyre, krahas pozitivitetit që promovojnë vendet ballkanike në takime të tilla dhe realisht potencialeve që ato kanë, treguesit e ekonomikë nuk janë ende inkurajues. Rajoni përball një GDP për frymë sa gati gjysmën e vendeve të tjera të Evropës Lindore, cituar nga BERZH, një indikator që realisht tregon distancë nga familja e madhe e BE-së.

Shqetësimi i madh që rëndom anashkalohet është problemi që lidhet me sektorin privat të rajonit dhe pengesat për zhvillimin e potencialit të saj të plotë. Edhe pse në hulumtimet e tyre disa instanca ndërkombëtare lëshojnë relacione inkurajuese sa i përket proceseve të sotme të liçensimit, telekomunikacionit, duket se ka ende shumë e shumë probleme. Në rastin e Shqipërisë, e ashtuquajtura Lista e zezë e Ramës, ku renditeshin 100 persona që akuzoheshin në fcb e tij prej njerëzve të zakonshëm, tregon indirekt (paçka mungesës së zakonshme të taktit prej kryeministrit) edhe sesa e vështirë është bërja e biznesit në Shqipëri prej korrupsionit dhe një administrate problematike. Emrat e shumtë në këtë listë tregojnë se korrupsioni por edhe konkurrenca e padrejtë nga sektori joformal dhe jo vetëm, e kanë dëmtuar shumë ekonominë e pastër.

Por jo vetëm në Shqipëri. Ekonomitë private ballkanike përballen me një barrë të rëndë të taksave dhe problemeve të sigurimeve shoqërore, ndërsa kur e ngrenë zërin u përcillet një regjim i rreptë inspektimi, ndërkohë që konkurrentët e tyre i shmangin lehtësisht barrierat. Në Serbi, Malin e Zi, Shqipëri, ky problem qëndron prej një kohe të gjatë dhe po duket e vështirë të trajtohet në mënyrë efektive, referuar mediave respektive.

Edhe në këtë gjendje, një mori vendesh ballkanike janë përpjekur dhe sot shënojnë rezultate, ku jo më kot shihet edhe përmirësimi i lehtë i disa vendeve syresh në renditjen e fundit të bërjes biznes të Bankës Botërore që tregon se gjithsesi ka përpjekjet për të inkurajuar bizneset t’i kthehen ekonomisë formale. Ndërkohë ka edhe lajme pozitive: Serbia aplikoi një strukturë lejesh më fleksible, një vit më parë, që e reduktoi kohën e nevojshme për pajisjen me to dhe e përcolli nga vendi i 152-të në vendin e 36-të në indeksin e Bankës Botërore për këtë kategori. Mali i Zi ka rregulluar dhe përmirësuar administratën tatimore. Shqipëria po përpiqet për krijimin e One-pay structure. Anipse firmat të cilat konkurrojnë në tregjet e huaja mbeten përherë e më shumë të shqetësuara sa i përket rregullave doganore dhe tregtare.

Administrata e BE-së, që po merret me implementimin e procesit të Berlinit, i di mirë të gjitha këto pengesa, por i intereson procesi në vetvete që të ecë si edhe të zbulojë se çfarë qëndron pas buzëqeshjes dhe hokave të politikanëve ballkanas.

Gjithkush e di mirë se ekonomia në Ballkanin Perëndimor është ende larg parametrave, kurse burrat që firmosin dhe dalin të qeshur krahas Mogherin-it dhe me radhë liderëve perëndimorë, janë pikërisht ata që ndikojnë direkt në stabilitetin politik të vendeve, ata që bëjnë politikat e financave, përcaktojnë normat e taksave, që ndikojnë me vendosmërinë e qeverive të tyre ndaj korrupsionit. Kjo e fundit bashkë me tollovitë e zakonshme politike në Ballkan janë ato që e kanë lënë gadishullin në këtë gjendje. Ku nëse do të shtosh edhe krimin, infrastrukturën e dobët të transportit, problemet me administratën dhe problemet energjetike, ke një panoramë të qartë të asaj që ndodh.

Me pak fjalë, larg firmosjes së memorandumeve dhe shkëmbimit të premtimeve, vendet ballkanike u duhen reforma të thella dhe strategji të qarta zhvillimit afatgjata, referuar specialistëve. Ballkanit i duhen modele, por mbi të gjitha punë që të vinë investitorët e huaj potencialë. Falë mbështetjes së BE-së, shtuar me një lloj situate post krize me një stabilitet relativ, por edhe krahun e  punës, ekonomitë ballkanike, mund të thuhet se mund të marrin frymë në të ardhmen. Vetëm se ata që e pengojnë realisht këtë janë ata që i buzëqeshin Merkelit dhe Macron dhe premtojnë e premtojnë, ata pra, Politikanët problematikë ballkanas. (Javanews)

 

 

Next Post
Daniel Ceballos për gjashtë vjet te Reali

Daniel Ceballos për gjashtë vjet te Reali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In