Ben Affleck ka kaluar ditëlindjen e tij e rrethuar nga familja, duke përfshirë edhe ishbashkëshorten Jennifer Garner. Aktori, i cili mbushi 43-vjeç të shtunën është duke pushuar në Orlando, Florida me 43-vjeçaren dhe 3 fëmijët e tyre, raporton një burim për Us Weekly.
Çifti i divorcuar janë ribashkuar kështu për hir të fëmijëve të tyre, Violet, 9-vjeç, Seraphina-
6-vjeç dhe djali Samuel, 3.
Familja udhëtoi në Orlando nga Atlanta, ku kanë qëndruar Jennifer dhe fëmijët për shkak
të xhirimeve të filmit “Miracles From Heaven”. Bashkë me çiftin në festën e ditëlindjes
ishte edhe mamaja e yllit të “The Gone Girl”.
Jennifer dhe Ben morën vendimin për t’i dhënë fund martesës së tyre në fund të muajit qershor ndonëse edhe sot ata fotografohen me unazat e martesës në gisht. Fill pas ndarjes, thashethemet flisnin për një lidhje dhe tradhëti të aktorit me dadon e fëmijëve, Christine Ouzounian. Thuhet se ka qënë kjo e fundit që u ka treguar miqve të saj për historinë e dashurisë me babain e tre fëmijëve.
Megjithatë Ben Affleck ka mohuar një idhje të mundshme me ish-dadon e fëmijëve të tij duke i quajtur akuzat tërësisht të pavlera dhe aspak të vërteta.













