Rusia ka deklaruar se do t’i përgjigjet vendimit “provokues” të Gjermanisë për të mbyllur katër nga pesë konsullatat ruse në vend, duke i hequr licencat e tyre.
Vendimi i Berlinit erdhi pasi Moska njoftoi se do të kufizonte numrin e zyrtarëve gjermanë në Rusi në 350.
“Nuk duhet të ketë asnjë dyshim në Berlin se këto veprime të pamenduara, provokuese nuk do të mbeten pa përgjigje nga ne”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë të publikuar ditën e sotme./m.j