• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas të hënës, Basha përjetëson fronin e kryetarit të partisë

by Artur Ajazi
26/08/2021 13:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Ditën e hënë pasdite, Partia Demokratike ka njoftuar se do të mbledhë Këshillin Kombëtar, me rend dite,konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar, zgjedhja e kryetarit të Këshillit Kombëtar, zgjedhja e kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë, e kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës,e Komisionit Zgjedhor dhe të Bordit Financiar të PD.

Gjithashtu do të bëhet edhe konturimi i përbërjes së kryesisë së Grupit Parlamentar dhe caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar. Njoftimi duket sa burokratik aq edhe i zakonshëm, prej të cilit çdo njëri prej “kongresmenëve” të asaj partie do të votojë symbyllurazi çdo mendim dhe propozim të kryetarit. Kësisoj, Lulzim Basha pas të hënës duke zgjedhur të vetët, servilët, matrapazët dhe shpifësit e tij në strukturat e reja, do të përjetësojë fronin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Pas të hënës, nga ajo parti pritet të largohen shumica e emrave që po i bëhen “ferrë” kryetarit në misionin e tij (anti)opozitar.Pas të hënës, Lulzimi do të ndjehet se ka në dorë “frenat dhe timonin” e asaj partie, me të vetmen pengesë (jo dhe aq serioze) mënjanimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD. Kur duhen edhe pak ditë nga hapja e sesionit të ri Parlamentar, dhe opozita e vjetër dhe ajo e re përzierë bashkë, do të zërë aneksin e saj në sallë, duket qartazi se Lulzim Basha nuk ka gjasa të ndalë fare rrakapjekthin e partisë tij. Ai mjafton të qëndrojë kryetar, mjafton të mos ketë zëra kundër, mjafton të votohet dhe mbështetet  nga  99.99 per qind të atyre që ka zgjedhur dhe emëruar vetë, kurse të tjerat nuk i interesojnë. Partia Demokratike ka qenë dhe do të mbetet partia e pazareve, bizneseve, klaneve dhe kurtheve për cilindo që guxon të kërkojë  sot dhe nesër llogari “pse humbëm, kush ishte shkaku, të largohet shkaktari, të ribëhet partia” dhe kërkesa të tjera që për një parti politike në pluralizëm është diçka krejt normale.

Pas të hënës “pashai” i Partisë Demokratike do të ndjehet me “këmbë në tokë” dhe i sigurtë, jo sepse ka larguar “nishanët” e panevojshëm, por sepse duke përjetësuar fronin, ai ka rrugën e hapur të 3- fishojë numrin e vilave, pasurisë, ka rrugën e hapur të nisë lëvizjet  (dhe jo aksionet opozitare) dhe goditjet ndaj “oligarkëve” për tu rrjepur ca para, e ka rrugën e hapur për të justifikuar humbjet e tjera në 2025,  në 2030, dhe me rradhë.

Duket se Lulzim Basha, do të mbretërojë gjatë (ndoshta sa Sali Berisha) në krye të Partisë Demokratike, ndaj i duhen struktura të sigurta, që ti thonë “lepe-peqe” edhe kur të braktisë Parlamentin, edhe kur të ushtrojë nesër dhunë ndaj institucioneve siç bëri, edhe kur të braktisë apo mos njohë rezultatin zgjedhor. Ai pas të hënës, do të jetë “triumfuesi, fituesi, shpresa dhe frymëzuesi” i vetëm i një partie fantazëm, e cila kurrë nuk u bë demokratike, i lirë, e pavarur nga “UNI” kryetarit, e cila kurrë nuk u bë konkurente e denjë elektoralisht për ti besuar pushtetin. Pas të hënë, Lulzimi do të “flerë gjumë” më i qetë se kurrë, se ka siguruar përjetësinë e fronit, dhe të mirat që do ti vijnë pas tij……edhe pse do të drejtojë një ngrehinë dhe jo parti politike.

Next Post
Mjeku refuzon të trajtojë pacientët që s’kanë marrë dozën anti-COVID: Vaksinohuni

Rritja e rasteve me COVID/ Si po zbatohen politikat e vaksinimit të detyrueshëm nga Australia në Kanada e Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

Tentuan të vjedhin argjendarinë në Pogradec, pranga dy të rinjve nga Mamurrasi

March 29, 2026
Rama tregon projektin me Emiratet: Gjurmim i të gjitha sasive të naftës që hyjnë në vend

Match Maker Albania2, Rama: Shqipëria shihet me seriozitet nga investitorët e huaj

March 29, 2026
A do shkojë në SPAK nëse e thërrasin? Përgjigjet Edi Rama!

Dialog me qytetarët dhe përgatitje për Vendoret 2027, Rama njofton nisjen e takimeve në gjithë vendin

March 29, 2026
“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

“Bin Salman duhet të sillet mirë me mua”, fjala e Trump bën xhiron e rrjetit

March 29, 2026
Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

Zbulohet magazina e drogës në Shijak, 4 të arrestuar, një prej tyre punonjës i OSHEE-së

March 29, 2026
Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

Nga makaronat te vaji, pse po ulen importet në 2026-ën

March 29, 2026
Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

Cari i Kremlinit “shtrydh” multimiliarderët, donacionet që mund të vendosin fatin e luftës

March 29, 2026
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

Lirimi i hapësirave publike, Rama: Luftë me një mentalitet të rrënjosur, aksioni do të vijiojë

March 29, 2026
Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

Arsenali iranian i paprekur? Raketa, dronë kamikazë dhe baza sekrete në lojë…

March 29, 2026
Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

Media çeke: Plazhe kristal dhe fshatra të qetë, Shqipëria po ‘rrëzon’ Italinë dhe Greqinë?

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In