• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Pas takimit me Pence, Thaçi: SHBA përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

by A R
02/10/2017 22:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përfshihen drejtpërdrejt në dialogun Kosovë-Serbi. Ky ka qenë premtimi që presidenti Thaçi ka marrë nga zv.presidenti amerikan Mike Pence.

Në një intervistë dhënë për RTK-në, Thaçi tha se temë e takimit ishte edhe formimi i ushtrisë, që sipas tij, do të ndodhë këtë vit.

Po ashtu Thaçi tha se ishin tri çështje të cilat i kanë diskutuar me zv.presidentin amerikan Pence.

Çështja e parë, sipas Thaçit, është vazhdimi i dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në këtë fazë të re për përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje historike të normalizimit dhe pajtimit me rolin udhëheqës te Bashkimit Evropian.

“Ka ardhur koha që përfundimisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës të involvohen direkt në dialogun Kosovë – Serbi. Zv.presidenti Pence, e ka konfirmuar përkushtimin dhe përfshirjen e tij personale dhe të Shtëpisë së Bardhë në këtë proces të rëndësishëm , që na jep më tepër siguri”, deklaroi ai në RTK.

Presidenti tha se përfshirja direkte e SHBA-së në procesin e dialogut do të japë një kuptim të ri, do t’i japë një dinamikë të re dhe siguri për sukses përmbyllës të kësaj rrethane të re.

“Zv.presidenti Pence, edhe një herë e ka rikonfirmuar qëndrimin e SHBA-së, se Kosova si vend sovran ka të drejtë të themelojë Forcat e Armatosura, gjithashtu ka konfirmuar se Forca e Re Kosovës do jetë një forcë moderne e standardeve të NATOS dhe multietnike. Do të kryhen të gjitha obligimet dhe përgjegjësitë dhe brenda vitit do të themelohen forcat e Armatosura të Kosovë”, shtoi Thaçi.

Ai tha se dministrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon që Kosova ta përmbyllë sa më shpejt çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi, marrëveshje që tani më është nënshkruar në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi dhe është ratifikuar nga Mali i Zi.

“Për SHBA-të kjo çështje është e përmbyllur dhe kërkojnë prej nesh, prej parlamentit të Kosovës që ta përmbyllim sa më shpejt në mënyrë që të lëvizim drejt progresit evropian, në veçanti drejt liberalizimit të vizave”, theksoi Thaçi./a.m.

Next Post
VIDEO/ Çmenduria, kapet mes telave të telefonit në katin e 16-të vetëm t’i shpëtonte pagesës në hotel

VIDEO/ Çmenduria, kapet mes telave të telefonit në katin e 16-të vetëm t'i shpëtonte pagesës në hotel

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

The Wall Street Journal: Irani lëshon dy raketa balistike drejt bazës amerikano-britanike

March 21, 2026
Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

Bota mobilizohet për të ulur konsumin e naftës, ja rekomandimet e Agjencisë së Energjisë

March 21, 2026
SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

SHBA shqyrton sekuestrimin e materialeve bërthamore të Iranit, përgatiten plane ushtarake

March 21, 2026
“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

“GB News”: Nga Ksamili në Porto Palermo, perlat shqiptare që po sfidojnë destinacionet e mbipopulluara

March 21, 2026
Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

Bashkia Tiranë ndërhyn në ish-Bllok, nënkryetari Sulaj: Hapësira publike u rikthehet qytetarëve

March 21, 2026
Rriten çmimet e naftës pas zvogëlimit të sasisë së prodhimit

Nga transporti te buka: si po përhapet efekti ‘domino’ i krizës së naftës

March 21, 2026
Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

Rama mbledh sot Asamblenë e PS, priten zgjedhje të strukturave drejtuese, në fokus dhe diaspora

March 21, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In