• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas takimit me Berishën, më shkruajti Argita. Kërkoi 3 milionë euro dhe duhet të blija tokën e Fazlliçit”

by A R
07/04/2024 11:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kjo histori ka ndodhur kur Berisha ishte kryeministër dhe është një nga të shumtat që implikojnë në korrupsion vajzën e tij, e cila dje u shfaq duke protestuar kundër korrupsionit në Bashkinë e Tiranës.

Zafar Ansar, biznesmen pakistanez ka dashur të ndërtojë në Shqipëri një TEC (rreth 100 milionë euro investim). Ambasadori shqiptar e ka prezantuar dhe kryeministri e ka pritur në zyrën e tij. I ka shprehur miratim duke e këshilluar të bashkëpunonte “me njerëz të mirë” në Shqipëri. Biznesmeni ka dalë entuziast nga zyra e kryeministrit.

Por menjëherë më pas i kanë ardhur disa emaile nga vajza e kryeministrit, Argita. I është bërë e ditur se do kishte një pagesë për shërbime (200 euro ora) dhe më pas i është thënë që duhet të dorëzonte edhe 3 përqind të vlerës së investimit për “zyrën avokatore” të vajzës së kryeministrit si “pagesë suksesi” (!). 3 përqind e 100 milion janë 3 milionë euro.

Por nuk ka mbaruar këtu. Argita i ka “ofruar” edhe tokën për ndërtimin e TEC-it (bëhet fjalë për tokë në pronësi të Damir Fazllic në Porto Romano që u është marrë banorëve të atjeshëm për dy lekë me arsyetimin se është “tokë e helmuar”.

“Veç 200 euro ora dhe 3 milion euro “tarifë suksesi”, më kërkuan të blija miliona euro edhe një tokë të papërshtatshme për projektin tim, – thotë Ansar.

Ai nuk ka pranuar të blejë atë tokë me atë cmim, ka shprehur rezerva edhe pse duhet të paguante 3 milionë euro përvec pagesave për shërbimet avokatore.

Dhe… Pas kesaj eshtë njoftuar zyrtarisht nga Kryeministria që “projekti nuk miratohet”. Bukur, apo jo? Ende nuk ka mbaruar… Familja Berisha i kërkon Ansar-it të padisë gazetarin që kishte botuar emailet mes biznesmenit dhe Argitës.

“M’u qepën keq dhe më bënë edhe oferta joshëse – thotë Ansar për këtë pikë. Kur u tha “jo” i hoqën edhe titullin “konsull nderi i Shqipërisë në Pakistan” që ia kishin dhënë vetë.

E gjitha është një histori e turpshme për qytetarët që duan të kuptojnë, se kush janë ata që mbrojnë moralin shoqeror dhe antikorrupsionin perballe Bashkisë së Tiranës. Turp e faqja e zezë! Situatë më e shpifur, nuk bëhet!

Zafar Ansar jeton në Suedi dhe ai nisi ta dëshmonte historinë e tij me vajzën e Berishës prej janarit 2013. Ai u rikthye në Tiranë njanar 2014 ku konfirmoi në një intervistë të dytë deklarimet e tij.

Por asnjë hetim nuk u hap megjithë dëshminë e hapur dhe të përsëritur.

Zoti Ansar, a ndjeheni i keqardhur për atë që ndodhi kur ju nuk mundët të realizonte projektet tuaja pasi u përballët me një sërë problemesh?

Natyrisht nga këndvështrimi një biznesmeni është gjithmonë e vështirë kur projektet në biznes nuk realizohen për arsye të ndryshme. Në rastin tonë kishim një dilemë pasi na u kërkua një shumë parash për atë që na u përshkrua si tarifë-suksesi (“success fee” ) prej 3 % nga vajza e kryeministrit. E gjitha kjo në pikëpamjen time ishe një diçka jo normale. Sic edhe ju tregova në intervistat e fundit që zhvilluam bashkë nëse ju pajtoni një avokat ata do tju kërkojnë një tarifë standarde . Në rastin tonë na u kërkua të paguanim 200 euro për 1 orë pune dhe në fund të kontratës për suksesin e projektit na u kërkua 3 %.

Këtë kërkesë për 3% shin unë nuk e konsiderova si të drejtë dhe prandaj nuk e nënshkruam kontratën. Ishte për të ardhur keq që ky investim nuk u realizua. Ata që humbën nga ky projekt nuk ishte vetëm kompania ime por më së shumti populli shqiptarë. Nga të tilla projekte populli shqiptarë do të përfitonte një energji elektrike të lirë, një numër të madh të punësuarish me rroga të mira por asnjë gjë nuk ndodhi. Natyrisht ne humbëm para por në fund ishte populli shqiptarë ai që humbi.

Sa të dëmshme ishin për ju apo edhe biznesmenë të tjerë pikërisht këto praktika që përshkruat më sipër? Kompanitë tuaja janë të shkrira në shumë vende të botës. A jeni përballur në këto vende me një kërkesë për 3% tarife-suksesi siç ju ndodhi në Shqipëri?

Nëse do të ishim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës avokatët do të na thonin. Do të punojmë falas për ju pra nuk do të paguani asnjë kosto por çfarë do të përfitohet do ta ndajmë në mënyrë të barabartë. Kjo është praktika në SHBA. Kurrë nuk jam ndeshur me kërkesën që mu bë në Shqipëri në asnjë vend tjetër të botës.

E gjitha është një diçka tërësisht jo e drejtë, pra që përveç pagesës për orët e punës të avokatëve të shtohej edhe tarifa e suksesit. Prandaj edhe projekti ynë nuk u realizua…Për mua kjo histori më së shumti ishte e dëmshme për popullin shqiptarë se sa për ne. Kësaj lloj praktike duhet ti kushtohet një vëmendje e veçantë për mos të ndodhur përsëri me mua apo me të tjerë të interesuar së investuari në Shqipëri.

Në këndvështrimin tuaj si biznesmen, ajo që ju ndodhi është e drejtë të cilësohet si një korrupsion i pastër?

Nga ajo që kuptova PO, pasi një kërkesë të tillë e konsiderova si të pazakontë që përveç pagesës për orë punë të na kërkohej tarifa e suksesit. Çfarë do të thotë tarife suksesi? Personi ishte me shumë influencë dhe mund ta kishte realizuar këtë projekt. Unë mendoj se të tilla praktika duhet të hetohen për ti korrigjuar gabimet. Në të njëjtën kohë ato duhen ndaluar. Kjo për të mirë të vendit tuaj dhe biznesmenët do të kenë mundësi të investojnë paratë e tyre në Shqipëri.

Zoti Ansar nëse drejtësia shqiptare do të kërkojë prej jush dëshminë tuaj në gjykatë për atë që e përshkruat si aferë korruptive të vajzës së ish kryeministrit Berisha. A jeni i gatshëm të bashkëpunoni?

Po, unë do ta konsideroja një gjë të tillë. Po. Dua të theksoj se llogaridhënia duhet të zbatohet nga autoritetet përkatëse kushdo qofshin ato. Jam i gatshëm të testohen të gjitha ato që kam deklaruar. Gjithçka e thënë prej meje është mëse e vërtetë. Nuk ka asnjë tjetër përveç saj.

Botuar në gazetën DITA

Next Post
Tentoi të vriste me pistoletë të riun në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari

Tentoi të vriste me pistoletë të riun në Shkodër, arrestohet 50-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

Aplikacioni i videove po lufton për mbijetesë/ Pse java e parë e TikTok-ut nën pronësinë amerikane ishte një katastrofë

February 1, 2026
Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

Danimarka ashpërson ligjet, deportim për çdo të huaj të dënuar mbi 1 vit burg

February 1, 2026
Nesër afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën, Komisioni për Reformën Territorialen mblidhet pa PD

Nesër afati i fundit i lënë nga PS për të pritur opozitën, Komisioni për Reformën Territorialen mblidhet pa PD

February 1, 2026
Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

Dyshimet për manipulime me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ndalohen 34 persona në Kosovë

February 1, 2026
Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

Gurët e dheu bllokuan Qafë-Thanën, drejtori i ARRSH: Shembja është fenomen natyror, nuk kanë ndikuar punimet

February 1, 2026
8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

8 orë të bllokuar nga shembja e shpatit të malit, hapet lëvizja me një korsi në aksin Librazhd-Qafë Thanë

February 1, 2026
Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Raundi i dytë për paqen/ Zelensky: Bisedimet trepalëshe për luftën në Ukrainë janë shtyrë për të mërkurën

February 1, 2026
Liza e qymyrit

Liza e qymyrit

February 1, 2026
Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

Ishulli energjetik që ndryshon hartën e Europës/ Danimarka gati të shmangë varësinë nga Amerika

February 1, 2026
Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

Kapitull i ri për gjimnastikën shqiptare

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In