Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sot 145 vjetorin e lindjes së patriotit të madh pogradecar dhe mbarëshqiptar, Gjergj Pekmezit
“AMARCORD
Këtë muaj mbushen plot 145 vjet nga lindja e një patrioti të madh pogradecar dhe mbarëshqiptar, Gjergj Pekmezit. Zhdërvjelltësia në gjuhët e huaja perëndimore e lindore që zotëronte mjaft mirë, ishte një nga pikat e forta që i dha dorë të bëhej një interlokutor i besueshëm i figurave kryesore kombëtare dhe ndërkombëtare që kishin në dorë fatet e Shqipërisë gjatë procesit të gjatë e rraskapitës të mevetësimit e të bërurit shtet”, shkruan kryeministri Rama. /b.d