Ambasada e SHBA-ve në Bagdad u ka kërkuar qytetarëve amerikanë që të largohen tani nga Iraku, pasi ka alarm lidhur me sigurinë në vend.
“Qytetarët amerikanë duhet të largohen nga Iraku tani!”, thuhet në deklaratën e ambasadës, duke shtuar: “Qytetarët amerikanë që zgjedhin të qëndrojnë në Irak inkurajohen fuqimisht të rishqyrtojnë vendimin e tyre në vazhdën kërcënimit të konsiderueshëm që paraqesin grupet terroriste të milicisë të lidhura me Iranin”.
Kujtojmë që së fundmi Ambasada e SHBA-ve në Bagdad është goditur nga një raketë. Kjo është hera e dytë që ambasada amerikane në Irak sulmohet që nga fillimi i luftës me Iranin.
Sakaq, Irani ka vijuar edhe sot sulmet e vazhdueshme me raketa dhe dronë në të gjithë rajonin e Gjirit.











