• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Sky ECC dhe EncroChat Europol zbërthen MATRIX, mesazh kriminelëve: Nuk është hera e parë e as e fundit

by A R
03/12/2024 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoritetet europiane të zbatimit të ligjit duket se i kanë vënë në shënjestër shërbimet e mesazheve të enkriptuara që përdorin kriminelët për të komunikuar për veprimet e tyre. Një hetim i përbashkët mes francezëve dhe holandezëve zbërthyen një tjetër shërbim mesazhesh të enkriptuar dhe të sofistikuar të quajtur MATRIX.

Për tre muaj me radhë, autoritetet ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelë të mundshëm, mesazhe të cila tashmë do të përdoren për t’i ndihmuar në hetime të tjera. Gjatë një operacioni të mbështetur nga Eurojust dhe Europol, shërbimi i mesazheve u hoq nga autoritetet holandeze dhe franceze dhe veprimet e tyre u ekzekutuan edhe nga homologët italianë, lituanezë e spanjollë.

Siç thotë Europol, MATRIX ishte një shërbim mesazhesh i krijuar nga kriminelët për kriminelët. Për herë të parë u zbulua në celularin e një të dënuari për vrasjen e një gazetari në vitin 2021 nga autoritetet holandeze. Nga ai momenti nisi një hetim mbi platformën.

Shumë shpejt për autoritetet ishte e qartë se teknikisht, kjo platformë ishte shumë më komplekse se Sky ECC apo EncroChat, të zbërthyera më herët nga autoritetet. Krijuesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurtë se aplikacionet e tjera të përdorura nga kriminelët. Përdoruesit ishin në gjendje të merrnin shërbimin vetëm nëse merrnin një ftesë. Infrastruktura e MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 servera në disa shtete të ndryshme. Serverat më të rëndësishëm u gjetën në Francë dhe Gjermani.

“Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet ishin në gjendje të interceptonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin për tre muaj”, njoftoi Europol.

Aty u zbuluan më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme të cilat u deshifruan gjatë hetimit. Këto mesazhe lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i narkotikëve, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave.

Për këtë arsye u arrestuan disa persona në katër vende të Europës. Në Francë u arrestua një person, ndërsa në Spanjë dy të tjerë, një prej tyre më kërkesë të Holandës. Gjashtë shtëpi u kontrolluan në Holandë, po aq edhe në Lituani dhe një në Francë.

“Serverat kryesore në Francë dhe Gjermani u mbyllën”, njoftoi Europol.

Po ashtu nuk mungoi edhe një mesazh i fundit i autoriteteve për kriminelët.

“Më 3 Dhjetor 2024 platforma e enkriptuar e komunikimeve e njohur si MATRIX u mbyll nga forcat ndërkombëtare të zbatimit të ligjit. Kjo nuk është hera e parë e nuk do të jetë as e fundit që ne lexojmë mesazhet në kohë reale. Kemi marrë akses në të dhëna që lidhen me këtë shërbim dhe hetimi ynë nuk përfundon këtu”, thuhej në këtë mesazh që shoqërohet edhe nga një shkrim tjetër me shkronja të mëdha: Është e pashmangshme.

Tashmë, siç thotë Europol, nëpërmjet kërkesave ligjore, autoritetet do të jenë në gjendje që të kenë qasje në mesazhe për hetimet e tyre.

/a.r

Next Post
VIDEO / Beppe Grillo del me makinë funerali dhe deklaron se Lëvizja “5 Yjet” ka vdekur

VIDEO / Beppe Grillo del me makinë funerali dhe deklaron se Lëvizja “5 Yjet” ka vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In