Ka shkuar në 3 numri i të prekurve me koronavirus pranë Komitetit të Covid-19 në Ministrinë e Shëndetësisë.
Mësohet se është infektuar me koronavirus mjeku Andi Koraqi, shefi i Laboratorit të Mikrobiologjisë në QSUT.
Kujtojmë se zyrtari i parë i prekur nga koronavirusi ishte kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, ndërsa i dyti ishte një përfaqësues i Task-Forcës së Ministrisë së Shëndetësisë. /e.s/