Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZN Artan Lame ka shkrirë gjithë degën e këtij isntitucioni në Berat. Vendimi erdhi pas shkarkimit më herët të drejtorit të degës.
Gjithçka nisi pas denoncimit të bërë nga një 80-vjeçare në një takim me qytetarë që kryeminsitri Rama zhvilloi në berat. E moshuara tha se prej vitesh kishte bërë pagesën por nuk ishte pajisur me leje legalizimi. Rama i’u drejtua në takim kreut të zyrës së ALUIZN se ‘Nëse zonja nuk merrte legalizimin ai duhej të largohej”. Në fakt të nesërmen e moshuara mori legalizimin por gjithsesi drejtori u largua.
Pas inspektimit të kryer nga drejtoria qëndrore e ALUIZN në degën e Beratit, me kërkesë të kryeministrit, Lame vendosi të shkrijë totalisht zyrën. Ai u ka bërë thirrje të rinjve tashmë të aplikojnë për punë./
a.ç











