• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas shkarkimit, PS “premton” proces penal ndaj Metës / Balla: Ligji parashikon gjobë ose burgim

by Java News
10/06/2021 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paralajmëruar hapjen e një procesi penal ndaj presidentit Ilir Meta, i cili një ditë më parë u shkarkua nga Kuvendi.

Balla tha në News24 se Kuvendi ka publikuar dy dokumente, njëri i shkon Gjykatës Kushtetuese dhe tjetri prokurorisë.

“Kuvendi ka prodhuar 2 dokumente, një raporti dhe një vendimi për shkarkimin. Të dyja këto dokumente i shkojnë Gjykatës Kushtetuese si institucioni i parë në radhë, vendimi dhe raporti. Ky është një.

Raporti i shkon institucionit të Prokurorit të Përgjithshëm sepse ligji për komisionet hetimore thotë që kur vihen re elementë të veprës penale raporti i dërgohet Prokurorit të Përgjithshëm. Juridiksioni i kalon prokurorisë. Prokurori i Përgjithshëm ia kalon prokurorisë në juridiksionin e së cilës është vepra penale dhe personi që hetohet.

Aty ka elementë sepse në fund të fundit thirrjet e zotit Meta nuk gjenden vetëm në Kushtetutë si të paligjshme, por këto thirrje gjenden në kodin penal. Thirrja për dhunë dënohet me gjobë deri në X vite burg. Janë vlerësime që duhet t’i bëjnë institucionet e drejtësisë.

Ne si Kuvend dhe si grup parlamentar i PS besoj që e kemi përfunduar detyrën tonë në atë vendim të djeshëm të Kuvendit. Prej sot e tutje do duhet të flasin institucionet e Drejtësisë”, deklaroi Balla.

Sipas tij, dy proceset, ai në Gjykatën Kushtetuese dhe në Prokurori, nëse do ketë të tilla janë të ndara.

“Kushtetuesja do të vlerësojë në rast se vendimi plotëson kriteret dhe e dyta në thelbin e çështjes nëse shkeljet janë të rënda ose jo. Nuk besoj se ka shumë dilema këtu për të parë.

Çfarë duhet të bëjë më shumë se kaq një president republike për të mos qëndruar më në detyrë?! Duket qartë që jemi në një rrugë të shtruar të konfirmimit të shkarkimit të Presidentit, nisur nga opinioni i Venecias.

Gjykata Kushtetuese është një institucion shumë i pavarur dhe duhet të bëjë detyrën e vet”, deklaroi Balla.

Next Post
Konferenca ndërqeveritare Shqipëri – BE, Holanda: Mund të ndodhë sa më shpejt!

Konferenca ndërqeveritare Shqipëri - BE, Holanda: Mund të ndodhë sa më shpejt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

Protesta para Kryeministrisë, policia nis procedim penal për Adriatik Lapajn dhe dy aktivistë

March 8, 2026
Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

Izraeli sulmon objektet e naftës në Teheran, Irani raporton për 4 të vdekur, viktima edhe në sulmin në Liban

March 8, 2026
Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

Kur politika sfidon rregullat. Pse mbrojtja e Kushtetutës është beteja e re demokratike

March 8, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 5.3 ballë shkund Greqinë, epiqendra pranë kufirit me Shqipërinë

March 8, 2026
“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

“Asnjë shtet nuk e ndryshon dot tjetrin”, ministri i Jashtëm i Kinës kritikon sulmin ndaj Iranit

March 8, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

March 8, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

March 8, 2026
Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, humb jetën 39-vjeçarja, plagosen 2 persona të tjerë

March 8, 2026
Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

Vijojnë sulmet e Iranit mbi Dubai, një person vritet nga mbetjet e raketave

March 7, 2026
Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

Drejtonte trafikun e drogës në Peruxhia/ Arrestohet shqiptari, i zbulohet laboratori me kokainë dhe 274 pako të groposura

March 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In