Pas Shijakut dhe Tiranës, fillojnë grantet e para të Rindërtimit edhe në Kamëz, Rama: Përfitojnë nga pagesat 771 familje

Pas Shijakut dhe Tiranës, edhe Kamza ka filluar me dhënien e granteve të para për Rindërtimin.

Kryeministri Edi Rama thotë se janë 771 familje që do të përfitojnë në Kamëz drejtpërdrejt nga pagesat për riparimin e dëmeve.

Ndërkohë priten edh Bashkitë e tjera të prekura nga tërmeti të plotësojnë listat dhe të fillojnë me grantet.

Bashkia e Durrësit pritet të fillojë me grantet e para për Rindërtimin në muajin korrik.

“RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË

Nis dhënia e granteve të rikonstruksionit dhe riparimit të banesave individuale në Bashkinë Kamëz, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit🤩

771 familje, përfitojnë drejtpërsëdrejti pagesat e granteve për riparimin e dëmeve të shtëpive të tyre në Kamëz.

Qeveria do të paguajë një për një të gjithë banorët në nevojë për riparime të dëmeve të tërmetit👍”, shkruan rama ne rrjetin social.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com