• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas sherrit për tokën autori mori armën dhe kreu masakrën në Klos, për 1 javë Flogeti festonte 20-vjetorin

by Java News
02/10/2019 13:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Floget Dakuci, pas një jave do të festonte 20-vjetorin e tij të lindjes. Për fatin e tij të keq, ai nuk do ta kremtojë kurrë këtë përvjetor.

Shkak për ndërprerjen në mes të jetës së tij u bë një konflikt i vjetër mes babait dhe xhaxhait të tij. Babai i tij, Kujtim Dakuci, 51 vjeç, u qëllua për vdekje nga vëllai i tij i madh.

Shkak është bërë një konflikt i vazhdueshëm mes tyre për një sipërfaqe të vogël toke. Sali Dakuci, 53 vjeç, babai i dy vajzave dhe një djali, e vrau me pistoletë, ndërsa Flogeti, në përpjekje për ta penguar, mbeti dhe ai i vrarë. Pas vrasjes së dyfishtë, 53-vjeçari qëlloi edhe mbi veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:30 në Xibër të Klosit, që ndodhet në kufi me Qarkun e Tiranës, në anën tjetër të Parkut Kombëtar të Dajtit. Saliu dhe Kujtimi nuk kanë vëllezër të tjerë dhe pas ngjarjes tragjike në familjen e tyre, tashmë i vetmi mashkull që ka mbetur është djali i autorit, i cili aktualisht ndodhet në Itali.

Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e së martës në fshatin e largët Xibër, në Bashkinë e Klosit. Brenda pak minutave, tre persona humbën jetën. 53- vjeçari Sali Dakuci, pasi vrau vëllain dhe nipin, qëlloi edhe mbi veten.

Floget Dakuci rezulton se është qëlluar një herë në shpatull, në krahun e zemrës. Ndërsa babai i tij, Kutim Dakuci, është qëlluar me një plumb në gojë. Sali Dakuci, pasi qëlloi ndaj të dyve, u largua në banesën e tij dhe në kushte të rënda psikologjike qëlloi veten në kokë.

Përveç plumbit, autori ka dhe shenja të tjera dhune. Kjo, pasi ai është goditur nga djali i vëllait të tij me hu, gjë e cila çoi më pas në masakrën me tri viktima. Flogeti ka pasur shenja jete deri në Qendrën Shëndetësore Klos.

Ndërsa Kujtim Dakuci është transportuar me një mjet privat nga Xibri drejt Spitalit “Xhavit Mara”, por pa mbërritur ende në qytetin e Burrelit, ka ndërruar jetë. Për shkak të plagëve që kishte marrë dhe humbjes së madhe të gjakut, ai ka vdekur./panorama

g.kosovari

Next Post
Kapet me drogë dhe euro false 32-vjeçari nga Durrësi

Kapet me drogë dhe euro false 32-vjeçari nga Durrësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

Nuk ka paqe pa Donbasin! Rezultatet e takimit Rusi-Ukrainë në Abu-Dhabi

January 23, 2026
“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

“Bordi i Paqes njohje ‘de facto’ për Kosovën, lajm i mirë për shqiptarët”

January 23, 2026
Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

Gonxhja takohet me kryetarin e Bashkisë së Madridit, dialog ndërkombëtar për turizmin

January 23, 2026
Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

Shtëpia e Bardhë shqyrton bllokadën detare ndaj Kubës për naftën, Rubio mbështet masën ekstreme

January 23, 2026
Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

Tragjedia e Crans-Montana, lirohet me garanci pronari i “Constellation”, shpërthen zemërimi në Itali, Meloni: Fyerje për kujtimin e viktimava

January 23, 2026
Trump i shpall luftë Nigerisë/ Presidenti i SHBA-ve kërkon përgatitjen për veprime ushtarake

Trump e ka braktisur botën

January 23, 2026
Bordi i Paqes për Gazën, Rama publikon ftesën e Trump: Nder për mua të më bashkoheni në një përpjekje historike

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

January 23, 2026
Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

Makinat përplasen “kokë më kokë” në Berat, plagoset çifti i bashkëshortëve

January 23, 2026
Tryeza e opozitës/ Hasimja ia thotë në sy Berishës: S’keni besueshmëri, bashkëpunoni me PS-në në kurriz të partive të vogla

Nesër protesta e PD, Hasimja: Sfida kryesore e opozitës, të jetë bindëse dhe mobilizuese

January 23, 2026
Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

Moti i keq në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Ditët më të këqija të 40 viteve të fundit, nuk është shaka

January 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In