40 martirë do të lumturohen me propozim nga dioqeza e Shkodrës. Lajmin e ka bërë të ditur Monsinjor George Frendo Sekretari i Përgjithshëm. i Konferencës Ipeshkvore, në një intervistë për emisionin Rreze Dielli në Report Tv. “Eshtë miratuar edhe procesi për lumturimin e martirëve shqiptarë.
Ende nuk e dimë kur do të bëhet por të paktën në procesin kemi arritur në një pikë të rëndësishme. Shqipëria shpresoj të nderohet me shenjtërimin e Nënë Terezës dhe lumturimin e martirëve. Janë 40 foto e të cilëve kanë qenë në bulevard kur erdhi Papa Francesku. Propozimi erdhi nga Dioqeza e Shkodrës sepse shumica prej tyre janë nga kjo dioqezë”-tha Frendo.