• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas Shën Sofisë Erdogan kthen në xhami një tjetër kishë dhe paraljmëron Greqinë: Do e pësosh, si shmangesh dot ndëshkimit

by Java News
25/08/2020 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha Ortodokse Bizantine e ‘Shpëtimtarit të Shenjtë’ në Chora’, ose si njihet ndryshe muzeu Kariye, pas vendimit të presidentit turk Erdogan ka nisur të rikonsturktohet që të kthehet në xhami.

Muzeu i Kariye në rrethin Fatih, statusi i të së cilës u shfuqizua në vitin 2019 me dekretin e Presidentit ka kaluar në pronësi të komuniteti Myslmina të Turqisë, i cili duhet ta kthejë në një xhami. Kjo është e njëjta praktikë që u ndoq edhe me Shën Sofinë.

Ky objekt me vlera të mëdha historike, do të kthehet pas 75 vitesh në një objekt kulti për myslimanët, duke hedhur poshtë një vendim të vitit 1945 me firmë të Qemal Ataturkut që e ktheu atë në muze.

Muzeu, i vendosur pranë mureve të qytetit antik, është i famshëm për mozaikët dhe afresket e saj të hollësishme. Ajo daton në shekullin e IV, megjithëse ndërtesa mori formën e saj aktuale në shekujt XI-XII. Ky objekt daton nga Perandoria Bizantine e shekullit të VI, struktura e bukur e ndërtesës mbetet e paprekur.

Në shekullin e XVI-të, pas pushtimit të Stambollit nga Mehmeti II, kisha u shndërrua në një xhami. Për shkak të ndalimit të imazheve ikonike në vendet e lutjeve myslimane, afresket e kishës ishin të mbuluara nën një shtresë suvaje.

Por 75 vite më parë qeveria turke e asaj kohe vendosi që kishën ta kthente në muze, dhe afresket u zbuluan dhe u restauruan. Por fatkeqësisht këto afreske do të mbulohen sërish.  Për vendimin e Ankarasë për kthimin  e këtij objeketi në xhami ka reguar edhe Greqia.

Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e ka konsideruar si provokim këtë të vendim të Turqisë. Por zëdhënësi i ministrisë së Jashtme turke ka thënë se askush nuk e ka të drejtën të flasë për vendimet që merr qeveria turke për objektet brenda territorit të saj.

“Një vend që ka kthyer xhamitë e periudhës osmane në kisha, nuk mund të thotë dot asnjë fjalë. Askujt nuk i takon të flasë për vendimet tona, për objektet që ndodhen në territorin e Turqisë”.

Pa dhënë një datë fikse, ministri turk ka thënë se falja e parë e namazit do jetë në muajin Shtator. Ndërtesa, teksa vazhdojnë punimet e restaurimit, ajo ende funksionon si muze. Dhe turistët, sidomos të huajt, vijojnë ta vizitojnë atë.

Erdogan paralajmëron Greqinë: Do të jetë fajtorja e vetme për gjithçka që do ndodhë

Presidenti i Turqisë Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi i tij për të gjetur gaz natyror në Mesdheun Lindor, çështje që rriti tensionet me Greqinë si dhe pati reagime edhe nga vendet e BE.

Erdogan nuk i kurseu as paralajmërimet për Greqinë, për të cilën tha se që nga sot do të mbajë përgjegjësi për çdo incident që mund të ndodhë në Mesdheun Lindor.

“Tani e tutje Greqia do të jetë fajtorja e vetme për çdo incident që mund të lindë në rajon dhe për dëmet që do t’i shkaktojë vetes. Me këtë qëndrim kundër ligjit ndërkombëtar, Greqia është futur në një kaos nga i cili nuk mund të shmanget”.

Presidenti turk komentoi edhe vendimin e sotëm të Greqisë, që duke filluar nga nesër do të zhvillojë stërvitje ushtarake ajrore dhe detare në Mesdheun Lindor pikërisht pranë kufirit ku Turqia kërkon për gaz në det.

“Deklarata e sotme e bërë nga Greqia rrezikon sigurinë bregdetare dhe detare të anijeve të saj në rajon. Greqia nuk ka të drejtë të bëjë stërvitje në të njëjtin rajon ku kemi bërë dhe ne”, theksoi Erdogan.

Sa i përket shpimeve për gaz në zonën e diskutuar me Greqinë, Erdogan tha se nuk do të tërhiqen.

“Ne kemi fuqinë për të mbrojtur të drejtat tona. Turqia nuk do të tërhiqet nga aksioni i Oruc Reis (anija eksploruese), dhe nuk do të tërheqë as fregatën luftarake që e shoqëron atë”.

Presidenti i Turqisë kritikoi edhe qëndrimin e Bashkimit Europian që ka mbajtur pro Greqisë në lidhje me incidentin në fjalë.

g.kosovari

Next Post
Pse këto katër shenja janë kaq dinake, tregoni kujdes!

Cilësitë më të mira dhe më të këqija të një partneri virgjëreshë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In