- Pas Rusisë dhe Francës, tashmë është edhe Kina, një superfuqi botërore, që i ka shpallur luftë ISIS. Vrasja e qytetarëve të saj nga ISIS në dy sulme të ndryshme gjatë kësaj jave nuk është gëlltitur nga Kina. Menjëherë pas vrasjes nga ekstremistët e ISIS të pengut 50 vjeçar nga Pekini, Fan Jinghui, ka ardhur edhe vendimi i Kinës për tu hakmarrë ndaj ISIS. Presidenti kinez, Xi Jinping, deklaroi se Kina do të forcojë bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtarë për të shkatërruar veprimet e dhunshme të terroristëve që marrin jetë të pafajshme, me qëllim ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë botën.