• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas rikonfirmimit, Basha me ekip të ri në PD: Ndryshimet që do të bëjë kreu demokrat

by Java News
17/06/2021 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha e konsideron masakër elektorale atë që ndodhi në 25 prill, por rezultati i zgjedhjeve nuk do të kalojë pa një analizë të brendshme në Partinë Demokratike.

Pasi fitoi betejën e brendshme për kreun e PD, Lulzim Basha është gati të rifreskojë ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike. Të premten në orën 11:00, kreu i PD ka thirrur mbledhjen e kryesisë për të miratuar metodologjinë sipas së cilës do të realizohet analiza për rezultatin e 25 prillit.

Çdo funksionar i Partisë Demokratike nga drejtuesit politik dhe deri në nivelin e seksioneve, kanë pasur përpara zgjedhjeve objektiva për të përmbushur dhe përgjatë gjithë muajit korrik do të vlerësohet çdo rezultat i marrë. Në mbledhjen e kryesisë, anëtarëve i është kërkuar edhe të miratojnë kërkesën për thirrjen e Kuvendit të Partisë Demokratike pas një muaji në 17 korrik.

Burime nga selia blu, bëjnë me dije se Lulzim Basha është duke punuar për të rifreskuar ekipin e tij në krye të Partisë Demokratike duke nisur nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt. PD aktualisht ka vakante 4 pozicione, të rëndësishme për shkak të largimeve apo mandateve të përfunduara.

Pas zgjedhjeve të 25 prillit, sekretari organizativ i PD, Sahit Dollapi dha dorëheqjen nga posti i tij duke krijuar vakancë në një nga sekretariatet më të rëndësishme në PD. Deputetja e zgjedhur e PD, Albana Vokshi gjithashtu qëndron në krye të  Lidhjes së Gruas Demokrate në përfundim të mandatit të saj. Pritet që edhe për këtë pozicion të zhvillohen zgjedhje për të rifreskuar mandatin e gruas ka përgjegjësinë të afrojë pranë Partisë Demokratike personalitete dhe gra në të gjitha nivelet e funksionimit të Partisë.

Belind Këlliçi pasi mori mandat deputeti është gati të hedh një tjetër hap në karrierën e tij dhe t’i hap mundësinë të rinjve për të garuar për drejtimin e Forumit Rinor të PD, organizatë që e drejton prej 5 vitesh. Lulzim Basha do të duhet të vendos edhe për zëdhënësin e Partisë Demokratike, post që e mban Ina Zhupa, e cila mori mandatin e deputetes në qarkun e Vlorës. Burime të sigurta në selinë blu konfirmojnë edhe për ndryshime të tjera që Lulzim Basha pritet të propozojnë në sekretariatet e dhe nënkryetarët e Partisë Demokratike./ABC News/m.j

Next Post
A do e përjashtonit Berishën? Kadilli: Është institucion, vendos vetë. T’i japim fund modelit të partisë së punës me largimin e Bashës

Kadilli 'shigjeton' kupolën e PD: As Basha dhe as Berisha nuk kanë çfarë të ofrojnë më!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In