• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas refuzimit të 3 listave, shtyhet deri në 16 Prill afati për gjyqtarin në Strasburg

by A R
20/03/2018 13:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka lajmëruar shtyerjen e afatit të aplikimit deri në datën 16 prill për për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ, i cili votohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Kjo do të jetë hera e 4-t që Shqipëria dorëzon listë me 3 kandidatura, psi 3 herë më parë ato janë rrëzuar.

Me anë të një njoftimi në faqen zyrtare të saj qeveria saktëson se “Në funksion të pranimit të një numri sa më të lartë aplikimesh për pozicionin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, afati i aplikimit shtyhet deri në datën 16 prill 2018”

Më poshtë njoftimi i plotë me detajet përkatëse për aplikantët potencialë:

N J O F T I M  P Ë R  A P L I K I M

PËR ZGJEDHJEN E GJYQTARIT TË SHQIPËRISË NË GJYKATËN EVROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT

(shtyhet afati i aplikimit, deri në datën 16 prill 2018)

Në funksion të pranimit të një numri sa më të lartë aplikimesh për pozicionin e gjyqtarit shqiptar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, afati i aplikimit shtyhet deri në datën 16 prill 2018.

Inkurajojmë të gjithë juristët që përmbushin kriteret e mëposhtme, të aplikojnë!

Këshilli i Evropës i ka kërkuar qeverisë shqiptare të paraqesë listën me propozime për tri kandidaturat më të përshtatshme për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ, i cili votohet nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës.

Ky njoftim për aplikim bazohet në udhërrëfyesin e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës CM ( 2012) 40-add, datë 29.3.2012. Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët, nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë arsim të lartë juridik;
  • Të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë;
  • Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;
  • Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e                       ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
  • Të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës;
  • Të ketë karakter të lartë moral, në përputhje me pikën 1, të nenit 21, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
  • Të zotërojë një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht), si dhe, së paku, të ketë njohuritë bazë të gjuhës tjetër. Do të konsiderohet përparësi zotërimi i të dyja gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë:

  • Kërkesë për aplikim;
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Curriculum Vitae në gjuhën shqipe dhe Curriculum Vitae të formatizuar sipas modelit në link-un e mëposhtëm, në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht):

     http://assembly.coe.int/CommitteeDocs/2009/ModelCVEN.doc

  • Dokumente të diplomimit dhe të kualifikimeve shkencore;
  • Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
  • Dokumente që provojnë njohjen dhe zotërimin e gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës apo gjuhëve të tjera të huaja;
  • Vetëdeklarim që është person i padënuar/dënuar apo ndaj të cilit nuk janë dhënë masa sigurie apo dënim me vendim jopërfundimtar për kryerjen e krimeve, në përputhje me parashikimet e ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
  • Vetëdeklarim se interesat private nuk përmbajnë burime të paligjshme financiare, fshehje të pasurive, deklarime të rreme apo konflikt interesi;
  • Vetëdeklarim se nuk ka qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
  • Vetëdeklarim se nuk është bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës;

     (Deklarimi i rremë, përveç përgjegjësisë penale sipas ligjit, sjell përjashtimin  

     nga çdo procedurë e mëtejshme.)

  • Dokumente të tjera në funksion të përmbushjes së kritereve të tjera plotësuese.
  • Duke marrë në konsideratë rëndësinë e integritetit profesional e moral, si dhe pastërtinë e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë shqiptare, por edhe të përfaqësuesve shqiptarë në trupat ndërkombëtarë gjyqësorë, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, aplikantët për pozicionin e gjyqtarit të ri të Shqipërisë në GJEDNJ do t’i nënshtrohen procesit të rivlerësimit kalimtar (Vetting-ut), si më poshtë:
  1. Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ, që mbajnë funksionet e parashikuara nga pikat 3 dhe 4 (fjalia e parë), të nenit 179/b, të Kushtetutës, rivlerësohen ex officio, nga institucionet e rivlerësimit;
  1. Aplikantët për pozicionin e gjyqtarit në GJEDNJ që vijnë nga radhët e ish-gjyqtarëve, ish-prokurorëve, ish-këshilltarëve ligjorë të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, të cilët kanë punuar në këto pozicione të paktën tre vjet, do t’i nënshtrohen parimeve të pikës 3 të këtij njoftimi. Por, nëse dëshirojnë, mund të rivlerësohen nga institucionet e rivlerësimit, në përputhje me pikën 4 (fjalia e dytë), të nenit 179/b, të Kushtetutës;
  1. Aplikantët e tjerë, profesionistë të së drejtës, që nuk përfshihen në kategoritë e përmendura në pikat 1 dhe 2, do t’u nënshtrohen parimeve që qëndrojnë në themel të procesit të rivlerësimit (Vetting-ut), të cilat lidhen me çështje të vlerësimit të pasurisë, kontrollit të figurës dhe vlerësimit profesional, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse.

Shënim:

  • Pas vlerësimit të dosjeve të aplikimit dhe përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar, aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës, ku një pjesë e pyetjeve do të jenë në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht).

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 16 prill 2018.

Adresa:           Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, 1000

Tiranë, Shqipëri

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Tel.: 00355 4 22 77 401

/a.m.

Next Post
FOTOT/ 600 administratorët që ndryshuan pallatet në Tiranë

Si përllogaritet taksa e shtëpisë, ja dhjetë kategoritë që përjashtohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

Historike në Venezuelë, Parlamenti hap tregun e naftës, merr fund monopoli i Çavizmit

January 29, 2026
“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

“Vlora është hajdutëria më e madhe”, avokati: Kadastra ishte bërë “ferr” për qytetarët

January 29, 2026
“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

“Në mars ’97 protestoja kundër Berishës, sot jemi kolegë”, flet deputetja e Vlorës!

January 29, 2026
Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

Armët bërthamore të Iranit, Hegseth: Ushtria e SHBA-së e gatshme të zbatojë çdo vendim të Trumpit

January 29, 2026
Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

Sherr në studio / Muharremi: Këta të opozitës kanë perla! Demokratja: Me kë e ke ti?

January 29, 2026
“Drejtësia po sulmohet”/Shehaj: Duhet një bashkim përtej partive politike! Nuk mjafton të jesh opozitar, qytetarët duan…

Agron Shehaj del hapur kundër Berishës: Nuk më kanë votuar që të ulem me partitë e vjetra!

January 29, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Territorialja në “udhëkryq”, Farrici: Përgjegjësi e opozitës të marrë pjesë në Komision

January 29, 2026
Manipulimi me vdekjen e Lear Kurtit, ashtu si me 21 janar një tjetër video gati të përgënjeshtrojë Sali Berishën

Ndryshimet në Kod nuk i shpëtojnë shpifësit profesionistë nga gjyqet penale

January 29, 2026
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

Bashkimi i opozitës, Shehi: Nëse na thonë ec te oborri jonë se kemi gjelin, nuk vlen!

January 29, 2026
Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

Zbulohet bakter i rrezikshëm në qumështin për foshnja, AKU tërheq produktin nga tregu

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In