Pas takimit që kryeministri Rama ka zhvilluar me ekspertë të ndërtimit dhe inxhinierë për Komitetin e Rindërtimit, edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu ekspertë të emergjencave civile; inxhinierë, arkitektë dhe ekspertë të fushës së ndërtimit.
Po kështu, takimit i janë bashkuare dhe ish-drejtues në nivel qendror dhe lokal të emergjencave civile dhe Institutit të Ndërtimit; ish-kryetarë bashkie, ish-prefektë, e të tjerë.
Mësohet se tematika e takimit është marrja e ekspertizës më të mirë nga ekspertët, me qëllim që t’u vihet në ndihmë qytetarëve të prekur nga tërmeti.
Po kështu në qendër të mbledhjes do të vendosen çështje, si: menaxhimi i situatës nga autoritetet, çfarë mungon dhe duhet të bëhet urgjent, si dhe vlerësimi i mënyrave më të mira për të kapërcyer situatën dhe për të ndihmuar normalizimin e gjendjes. /e.s/