• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas publikimit të pamjeve filmike, familjarët e grabitësit i kthejnë paratë shitëses

by A R
07/11/2016 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pas publikimit nga “Tvklan.al” të pamjeve nga kamerat e sigurisë, të një vjedhjeje të ndodhur në një dyqan në zonën e ish-Bllokut, prindërit e autorit kanë kthyer paratë dhe disa prej sendeve, që ndodheshin në portofolin e shitëses.

Pasi kanë parë pamjet e publikuara të shpërndara në rrjetet sociale, prindërit e autorit, një 28-vjeçar me banim në Durrës kanë vajtur në dyqan te shitësja e dëmtuar dhe fillimisht kanë kërkuar falje për ngjarjen dhe më pas kanë premtuar kthimin e sendeve të vjedhura.

Pak orë më vonë, vëllai i autorit së bashku me prindërit kanë kthyer paratë, por jo dokumentet dhe portofolin, të cilat 28-vjeçari i kishte hedhur poshtë një ure. Për mungesën e tyre ata kanë dëmshpërblyer financiarisht shitësen me para të tjera.

Të vetmen kërkesë që kanë shfaqur është që çështja të mos ndiqet më penalisht nga shitësja.

Nga të dhënat e siguruara rezulton se 28-vjeçari, në vitin 2012 është dënuar me 6 muaj burg për të njëjtën vepër penale, pasi në një dyqan në qytetin bregdetar kishte arritur të vidhte një kompjuter.

05 Nëntor  –  Video/ E njihni këtë person? Shihni si vjedh në një dyqan në Tiranë

Vjedhja pak ditë më parë, në një dyqan që shet syze optike në zonën e ish-Bllokut, ka vënë në vështirësi shërbimet e Komisariatit Numër 2, të policisë së kryeqytetit.

Pavarësisht se nga pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë dallohet qartësisht autori, policia nuk ka arritur të bëjë të mundur identifikimin dhe arrestimin e tij.

Në këto pamje të siguruar nga tvklan.al, nga burime të Policisë së Tiranës, duket qartësisht vjedhja e ndodhur nga një i ri rreth 20 – 25 vjeç, me datën 31 Tetor, në orën 19 e 46 minuta.

E gjithë ngjarja zhvillohet në 35 sekonda, ku në dyqan ndodhet shitësja, dy klientë që po blejnë dhe hajduti.

I kthyer me shpinë nga tre personat, por duke kontrolluar veprimet e tyre nëpërmjet pasqyrës, hajduti ka shfrytëzuar shpërqendrimin e shitëses, e cila po i tregonte klientes me pallto të kuqe, disa lloje syzesh dhe ka arritur t’i marrë portofolin në tryezën e punës.

Duke qëndruar qetësisht përballë tyre, autori e ka fshehur portofolin poshtë rrobave në fundshpinë.

Sipas dëshmisë në vendngjarje, në portofol ndodheshin një sasi parash dhe të gjitha dokumentet e identifikimit të shitëses.

Forcat e Komisariatit Numër 2 të policisë duke u nisur nga këto pamje të publikuara kërkojnë ndihmën e qytetarëve për identifikimin e autorit, i cili dyshohet të ketë kryer dhe disa vjedhje të tjera në zonë.

Për çdo informacion të vlefshëm qytetarët mund të telefonojnë në numrin 112 të policisë.

/a.m.

Next Post
8 vite në administratën Clinton, ndërron jetë kryeprokurorja e parë femër

8 vite në administratën Clinton, ndërron jetë kryeprokurorja e parë femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

“Si më bënë atentat për të më vrarë”, deputeti i PD Arjan Ndoja flet për herë të parë për ngjarjen e 1 nëntorit 2019

March 18, 2026
Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

Emiratet e Bashkuara Arabe: Shënjestrimi i objekteve energjetike iraniane është “përshkallëzim i rrezikshëm”

March 18, 2026
Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

Në Bruksel për mbledhjen e PPE-ve, Berisha: Integrimin europian e ka bllokuar Edi Rama

March 18, 2026
“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

“Populli kërkon ndryshim!”, ish-ministri Dritan Demiraj: Shqipëria ka nevojë për një klasë të re politike

March 18, 2026
Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

Temperaturat minimale do zbresin deri në -3°C, si parashikohet moti në ditët në vijim

March 18, 2026
“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

“Dëme të mëdha materiale”, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit në Katar pas sulmeve nga Irani

March 18, 2026
Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Forbes: Shqipëria, një nga 5 vendet e vogla anëtare të NATO-s që mbështesin sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

March 18, 2026
“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

“Ambicie e tepruar e 10 personave për t’u bërë kryetar”, ish-ministri Demiraj: Nëse ikën Berisha, shpërbëhet PD

March 18, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

March 18, 2026
“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

“Shqipëria nuk ka varësi nga importet që kalojnë nga Hormuzi”, ministrja Ibrahimaj: Furnizimi me karburante, i sigurt

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In