Të dielën e kaluar, rreth 100 persona në Nju Jork u zhveshën lakuriq para selisë së Facebook. Protesta e tyre, e quajtur “#wethenipple” ishte kundër politikave të Facebook dhe Instagram rreth lakuriqësisë artistike.
Ata qëndruan të shtrirë në rrugë dhe secili mbante në dorë imazhe të thithkave, me të cilat mbulonin organet gjenitale. Tashmë Facebook ka rënë dakord që të flasë me ta rreth protestës.
“Bisedat tona me Koalicionin Kombëtar kundër Censurës i paraprin demonstrimit të fundjavës së kaluar. Është e rëndësishme që ne të dëgjojmë gjithçka drejtpërdrejtë nga komunitetet e ndryshme që përdorin Facebook dhe Instagram”, tha zëdhënësja e rrjetit social për CNN.
Kujtojmë se në demonstratë morën pjesë edhe anëtarët e një grupi të së drejtave për gratë. Grupi deklaroi se donte të sfidonte censurën e lakuriqësisë artistike femërore nga standardet e Facebook dhe Instagram.
Me rregullat e reja, Facebook e ndalon nudizmin dhe promovimin e aktiviteteve seksuale pasi disa njerëz preken nga kjo lloj përmbajtjeje./l.m