Pas pezullimit nga detyra të rektorit Mynyr Koni nga ministrja e Arsimit Besa Shahini e cila kërkoi nga presidenti Ilir Meta shkarkimin e tij, është komanduar ditën e sotme zëvëndësuesi i tij në detyrë.
Ai është Bernard Dosti aktualisht zëvendës rektor në Universitetin e Tiranës dhe do të mbajë këtë pozicion deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.
Ndërkohë që presidenti Meta nuk ka marrë ende vendimin për shkarkimin e tij.
Bernard Dosti, aktualisht zv.rektor i Universitetit të Tiranës do të mbajë postin e përkohshëm deri në përfundimin e dhënies së vendimit të formës së prerë. Kujtojmë se Mynyr Koni u pezullua me vendim të Ministres së Arsimit Besa Shahinipër shkak “ “të shkeljeve të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës”, akuzë e cila u bë pasi qeveria mendon se rektori nuk ka kryer detyrën e tij për përmbushjen e kërkesave të studentëve.
Pezullimi i tij ishte njoftuar më herët edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh gjatë një takimi me studentë dhe pedagogë se Koni nuk ka mbajtur përgjegjësitë që i takojnë në raport me problemet e studentëve.
g.kosovari