• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Pas përplasjeve më SHBA-në, Turqia afrohet me BE-në

by A R
04/09/2018 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në takimin e ministrave të Jashtëm në Vjenë qenë ftuar si kandidatë jo vetëm shtetet ballkanike, por natyrisht edhe Turqia. Qeveria e Ankarasë përpiqet dukshëm t’i përmirësojë marrëdhëniet me BE.

Nuk ka kaluar shumë kohë, kur politikanët turq mbanin pas takimeve të BE, në të cilat qenë ftuar, konferenca shtypi që tërhiqnin vëmendjen. Në to ata ankoheshin me zë të lartë për mungesë mirëkuptimi dhe mbështetjeje nga ana e evropianëve, pas dështimit të përpjekjes për puç në Turqi. Krahasuar me ato konferenca shtypi, tonet në konferencën e ministrit të Jashtëm turk Mevlyt Cavusoglu këtë herë mund t’i cilësosh të kadifenjta. “Kemi një atmosferë pozitive, është përmirësuar”, thotë ai. Por ai nuk harron as të përmendë se Turqia ka hequr së fundi edhe gjendjen e jashtëzakonshme dhe tani u është vënë zbatimit të reformave.

Në kërkim të afërsisë me Evropën
Nuk ka dyshim, qeveria e Ankarasë kërkon afërinë me BE. Një afëri të re, të cilën Bashkimi Evropian megjithatë është i gatshëm ta lejojë vetëm me kushte të caktuara: ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas kërkoi në takimin në Vjenë konkretisht lirimin e shtatë gjermanëve, që mbahen si të burgosur politikë në burgjet e Turqisë. “Këto raste duhet të zgjidhen. Ky do të ishte një hap për normalizimin e raportit me Gjermaninë dhe me BE”, u shpreh Maas.

Heiko Maas do të vizitojë javën e ardhshme Turqinë. Në fund të shtatorit, Presidenti Rexhep Tayyip Erdogan do të vijë pastaj në Gjermani. Arrestimi i gazetarëve dhe i kritikëve të qeverisë, edhe fakti që Presidenti i Turqisë Erdogan e pajisi veten me më shumë pushtet, me anë të një referendumi të kontestueshëm kushtetues, e rriti distancën e Turqisë nga BE. Por kohët e fundit Erdogani ka hequr dorë në një masë të madhe nga retorika e tij kundër BE. “Ne shohim që në aspektin ekonomik ka rënie në Turqi. Turqia ka nevojë për Evropën”.

“Të hapen burgjet”
Kjo është diagnoza që bën ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn. Monedha turke ka shënuar rënie të mëdha muajt e fundit. Këtë e nxiti grindja me Uashingtonin. Por ministri i Jashtëm turk Cavusoglu e kundërshton që vendi i tij po e rizbulon BE për këtë shkak. “Ne duam t’i normalizojmë marrëdhëniet tona me të gjithë. Jo vetëm sepse kemi një problem me SHBA. SHBA nuk kanë aktualisht vetëm me Turqinë një problem, por thuajse me çdo shtet të BE”.

E sigurt është që Turqia është kaq e varur nga BE, sa nga asnjë partner tjetër i kësaj bote. Por aktualisht bisedimet për heqjen e barrierave doganore janë bllokuar, gjë të cilën e kërkon Ankaraja. Jo vetëm qeveria gjermane, por edhe shtete të tjera të BE e paralajmërojnë qeverinë e Erdoganit që të ndryshojë kursin në çështjen e të drejtave të njeriut. “Që thjesht të hapen dyert e burgjeve”, kërkon Jean Asselborn. Me hapjen e dyerve të burgjeve, Turqia do t’i hapë vetes edhe mundësi të reja, sipas tij.

Next Post
Kaos në Libi, arratisen 400 të burgosur në Tripoli

Kaos në Libi, arratisen 400 të burgosur në Tripoli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

Ndryshon procesi i aplikimit për vizë në Britaninë e Madhe! Ja çfarë duhet të dini

February 27, 2026

Dosja Veliaj / Hidhet shorti për trupën gjykuese, kryesuese Ëngjëllushe Tahiri

February 27, 2026
Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

Rasti Epstein: Marrja në pyetje e Hillary Clinton përmbys planin e republikanëve

February 27, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Mashtroi 24-vjeçaren në Krujë dhe mori kredi në emër të saj, arrestohet 41-vjeçari

February 27, 2026
Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

Sfida klimatike, Shqipërisë i duhen 2.3 miliardë USD për të mbrojtur infrastrukturën

February 27, 2026
“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

“Pengim i drejtësisë”, nis sot gjykimi në Hagë ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve të tjerë

February 27, 2026
Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

Gjashtë ditë nga afati për presidentin e ri, Kosova përballë skenarit të zgjedhjeve

February 27, 2026
Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

Kina largon 9 zyrtarë ushtarakë para një takimi politik kyç

February 27, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

Dita e sotme me kthjellime dhe diell në të gjithë territorin

February 27, 2026
“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In