Mesfushori i Atletico Madridit, Saul Niguez ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha pas paraqitjeve të mira këtë sezon me ekipin nga Vicente Calderon.
Sipas të përditshmes sportive katalune, Sport, interesim për 21 vjeëarin nga Spanja ka shfaqur gjiganti evropian, Barcelona.
Niguez ka kontratë me Atleticon deri në verën e vitit 2020.Kurse, ekipet që e duan lotarin duhet t’i paguajnë Atleticos 60 milion euro.
Niguez shënoi golin e vetëm për Atletico Madridin në fitoren ndaj Bayern Munichut (1:0) në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.