• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Pas pandemisë\ Studimi i ri tregon se pse jemi më pak të stresuar

by Java News
20/07/2024 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një botë ku lajmet negative duket se mbizotërojnë, një sondazh i ri nga “Gallup Inc.” tregon se niveli i stresit global ka rënë që prej pandemisë. Ky studim përfshin më shumë se 146,000 njerëz nga 142 vende dhe zbulimet janë interesante dhe disi të papritura mund të themi.

Pozitiviteti në rritje

Sipas sondazhit, vetëm 37% e të rriturve në mbarë botën raportuan se ndihen të stresuar, një rënie e ndjeshme nga vitet e mëparshme. Në fakt, kjo është përqindja më e ulët e stresit që nga viti 2019. Një faktor i rëndësishëm në këtë rënie mund të jetë rikthimi gradual i jetës në normalitet pas kufizimeve të pandemisë.

Edhe përvojat pozitive kanë pësuar rritje

Përtej stresit të ulët, shumë njerëz raportuan përvoja pozitive gjatë ditëve të fundit. Rreth 85% e të anketuarve thanë se janë trajtuar me respekt, 71% ndiheshin të çlodhur, dhe 73% kishin përjetuar kënaqësi ose kishin buzëqeshur. Këto statistika tregojnë një tendencë globale drejt pozitivitetit dhe mirëqenies emocionale.

Shtetet e Bashkuara u renditën në mesin e listës globale, me një mesatare prej 73 pikësh sa u përmet përvojave pozitive dhe një mesatare të përvojave negative prej 34 pikësh. Këto rezultate tregojnë se amerikanët po përballen ende me pasojat dhe efektet e pandemisë, por gjithashtu përjetojnë edhe përvoja pozitive.

“Liderët” e përvojave pozitive

Vendet e Amerikës Latine, si Paraguai dhe Panamaja, ishin ndër liderët sa u përket përvojave pozitive, me pikët më të larta prej 86. Këto rezultate mund të duken të papritura për disa, por ekspertët thonë se këto vende kanë lidhje të forta shoqërore dhe një tendencë kulturore drejt pozitivitetit.

Vendet me përvojat më negative

Izraeli, Jordania dhe Guinea kryesuan listën e përvojave më negative, me nivele të larta të stresit dhe emocioneve negative. Konfliktet dhe sfidat ekonomike luajnë një rol të madh në këto rezultate.

Rëndësia e moshës dhe ndjenjës së vetmisë

Një faktor kyç në të gjitha rezultatet e studimit ishte mosha. Njerëzit e grupmoshës 15-29 vjeç ishin më pozitivët në mbarë botën, ndërsa ata mbi 50 vjeç ishin më pak pozitivë. Vetmia gjithashtu, luajti një rol të madh, me më shumë se një në pesë të rritur që ndiheshin të vetmuar. Vetmia shumëfishon emocionet negative dhe redukton ndjeshëm ato pozitive.

Pavarësisht sfidave të shumta globale, sondazhi i “Gallup”, tregon se njerëzit po përjetojnë më shumë përvoja pozitive dhe më pak stress sesa përpara pandemisë. Megjithatë, vetmia mbetet një problem i madh që kërkon vëmendje të veçantë. Në një botë që ndryshon vazhdimisht, të dhënat tregojnë se njerëzit janë më të lidhur me njëri-tjetrin dhe më pozitivë se më parë. Pergatiti Tema

Next Post
Velipojë\ Kreu manovra të rrezikshme dhe shqetëson pushuesit me Jet Ski, gjobë drejtuesit

Velipojë\ Kreu manovra të rrezikshme dhe shqetëson pushuesit me Jet Ski, gjobë drejtuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

Qeveria ashpërson masat për ndotjen, Shqipëria drejt standardeve të reja evropiane për cilësinë e ajrit

April 6, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Për kë duhet të votojnë shqiptarët?

April 6, 2026
Erion Braçe: Po vjen tetori, komisionet duhet të nisin punën! Jemi shumë vonë me…

Braçe denoncon rritjen e çmimeve të fruta-perimeve në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta, por…

April 6, 2026
Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In