Komisioni parlamentar i Ligjeve i mbledhur online ditën e sotme, rrëzoi dy dekretet e Presidentit Ilir Meta dhe ia çon ato për votim Parlamentit.
Dekretet janë:
Shqyrtimi i Dekretit “Për kthimin nga presidenti te aktit normativ me fuqinë e ligjit “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike” OFL.
Dhe: Shqyrtimi i Dekretit “Për kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”.
Presidenti Meta vendosi të dekretonte rikthimin e aktit normativ të njohur si anti-KÇK për rishqyrtim me pretendimin se janë 7 shkelje të aktit normativ.
Sipas Metës ky akt normativ shkel parimin e ndarjes dhe balacimit të pushteteve dhe të drejtat kushtetuese.
Ndërkohë, Kuvendi pritet të mbajë seancën plenare javën e ardhshme. /e.s/











