• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas padisë për shpifje, Bashkia kallëzim të ri penal Lulzim Bashës për konflikt interesi

by Java News
29/12/2018 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas padisë për shpifje, Lulzim Basha është paditur nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për shpërdorim të detyrës duke i dhënë vetes leje për ndërtim të një kati shtesë në kundërshtim të hapur me ligjin për konfliktin e interesit. Bashkia e Tiranës kërkon prej gjykatës konstatimin e pavlefshmërisë absolute të aktit administrativ, Vendimit nr. 9305/9, datë 01.08.2014 të Kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Lejes së Ndërtimit nr. 9305/12, datë 25.08.2014 për strukturën “Shtesë 1 kat mbi strukturën ekzistuese 1 kat”, në rrugën “Skerdilajd Llagami” për pronën e regjistruar me nr. 6/121+2-29, ZK 8160, vol 22, faqe 90, pranë ZVRPP Tiranë në bashkëpronësi të Lulzim Bashës dhe bashkëshortes së tij Aurela Isufi (Basha) me zhvillues dhe subjekt ndërtues shoqërinë “ARCHIMED INTERNATIONAL” shpk.

Në kërkesë padinë e depozituar në Gjykatë, Veliaj nënvizon se është evidente që ish-Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nxjerrë akte administrative për interesa private të tij të cilat lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me zhvillimin dhe tjetërsimin e pasurisë në pronësi të tij dhe të bashkëshortes, një rast i pastër i shfaqjes së interesave personale të ish Kryetari të Bashkisë dhe njëanësisë dhe mungesës së transparencës në vendimmarrje nga ana e këtij të fundit.

Ndonëse ligji është tepër i qartë duke theksuar se zyrtari, në ushtrimin e funksioneve të tij, mënjanon dhe zgjidh vetë çdo situatë të konfliktit të interesit, duke përdorur një apo disa nga mënyrat sikurse është vetëpërjashtimi paraprakisht nga procesi konkret i vendimmarrjes, Basha e ka injoruar duke nxituar për t’i dhënë vetes “dhuratë” në ikje nga Bashkia një kat pallati shtesë.

“Në rastin konkret ish Kryetari i Bashkisë, Z. Lulzim Basha për një proces të rregullt ligjor dhe për vendimmarrje të drejtë dhe të paanshme, ndodhur në kushtet e konfliktit të interesit në mënyrë të drejtpërdrejtë pasi organi publik do të vendoste për një leje zhvillimore ndërtimi për shtëpinë e banimit të tij dhe bashkëshortes duhet të mënjanohej dhe të zgjidhte pa asnjë hezitim të vetëpërjashtohej paraprakisht nga procesi i vendimmarrjes dhe të delegonte këtë të drejtë tek zëvendësit e tij”, thuhet në padi. Por Basha jo vetëm që nuk është vetëpërjashtuar, por ka vijuar duke marrë pjesë në vendimmarrje për këtë çështje e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me interesat e tij personale.

Pavarësisht tentativave të Bashës për t’i shpëtuar ligjit, edhe precedentët e mëparshëm hedhin poshtë pretendimet e tij.  Kreu demokrat Basha në funksionin e kryetarit të bashkisë Tiranë gjatë viteve 2011-2015, në shumë raste të tjera, në mungesë dhe porosi, ka deleguar kompetencën për dhënien e lejes së ndërtimit, zëvendëskryetarit të bashkisë. Pra çka nënkupton që kjo nuk është një kompetencë që nuk mund të delegohet dhe mbi të gjitha në këtë rast, gjendur përpara konfliktit të hapur të interesit, i padituri duhet të kishte deleguar dhënien e lejes së ndërtimit, në favor të bashkëshortes dhe vetes së tij, te njeri prej zëvendëskryetarëve të Bashkisë Tiranë.

“Në të njëjtën linjë ka qenë dhe opinioni i institucionit përgjegjës për parandalimin e konfliktit të interesave, ku në kthim përgjigje për Bashkinë e Tiranës, i është drejtuar duke i ilustruar një rast konkret, nëpërmjet manualit të konfliktit të interesave në pushtetin vendor, ku një kryetar komune, në cilësinë e anëtarit të KRRT-së së komunës nuk ka marrë pjesë në votim në miratimin e lejes së ndërtimit për vëllanë e tij.  Në këtë rast leja është miratuar me shumicë votash të anëtareve të KRRT-së dhe kryetari i komunës ka nënshkruar vetëm aktin final të zbardhjes së lejes së ndërtimit”, argumentohet në padinë që Veliaj ka dërguar në Gjykatë për Bashën.

Në rastin e të paditurit Basha, ligji i kohës, ligji Nr. 10 119, datë 23.4.2009 “Për planifikimin e territorit”, parashikonte si autoritet përgjegjës planifikimi, bashkinë ose komunën, pra nuk kishte më Këshilla të Rregullimit të Territor. “Edhe vendimmarrja edhe zbardhja e lejes janë vendosur dhe firmosur në konflikt të hapur të interesit nga i paditura Basha, në funksionin e kryetarit të Bashkisë Tiranë”, citohet në padinë ndaj Bashës, ku Bashkia kërkon prej Gjykatës shpalljen si absolutisht të pavlefshme të lejes së dhënë nga kreu demokrat për veten e tij./a.meta

Next Post
Ministrat e BE pro Shqipërisë, Këshilli Europian do mbështesë hapjen e negociatave

2019-Elefanti brenda BE-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

“Kur zbrita në Rinas, më vendosën syze dielli se…”/ Vizita në Shqipërinë Komuniste, Milaim Zeka: Kam ngrënë vetëm bukë e djathë, ika duke qarë

January 7, 2026
Ilir Demaliaj mllef me të gjithë: “Ermal ti se përmende fare Shqipërinë, përse janë kaq krenar me ty?”

“Më thanë hidh firmën bëhu spiun”, Ilir Demalia hap dosjen në studio e tregon si e ndiqte Sigurimi i Shtetit

January 7, 2026
Moti i keq, 800 banesa me ujë në Durrës/ Ministri Vengu: 180 persona janë evakuuar. Rreziku nuk ka kaluar

Përmbytet vendi… po dëmshpërblimet?/ Ministri Vengu: Asnjë nuk do përjashtohet, është detyrim ligjor!

January 7, 2026
Bisedimet e paqes, sekretari amerikan Rubio: Ukraina do të jetë e pavarur dhe e begatë

Rubio paralajmëron takim me Danimarkën për Groenlandën, NATO përballet me krizë nga kërcënimet e Trumpit

January 7, 2026
Ligji për Barazinë Gjinore, Gjin Gjoni bën thirrje për referendum: Duhet të ngrihemi, për të mbrojtur vlerat familjare!

Gjin Gjoni: Pas Janarit do të ketë lëvizje tektonike ndaj qeverisë Rama

January 7, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Berisha i ftoi në tryezë të Premten, deputeti i Lëvizjes Bashkë e refuzon: Jeni bashkim qelbësirash, në PD nuk ka vend për Salianjin

January 7, 2026
Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

Nga çanta firmato te orët e shtrenjta, shkatërrohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Angli, kapet edhe e dashura e…

January 7, 2026
Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

Përmbytjet/Koçiu në Durrës: Institucionet në gadishmëri të plotë, hidrovorët funksionalë për menaxhimin e situatës

January 7, 2026
Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

Ngjarje e trishtë/ Legjenda e futbollit Ylli Shehu apel për ndihmë financiare për familjen Eksarko…

January 7, 2026
“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

“Me ty s’bëhet emision, iki fare nga studio”, Zeka debaton me Demaliajn: Mos devijo, pse duhet të…

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In