• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas një vakti të mirë, gjithkujt i shkon mendja tek e fjetura/ Ja pse ndodh kjo

by Java News
12/06/2016 17:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ushqehemi sepse kemi nevojë për energji, apo jo?

Por pse atëherë shumë njerëz ndjejnë lodhje pas drekë? Sa shpesh keni vënë re dikë apo edhe veten tuaj të pësojë një rënie të fuqive pas një dreke disi ‘të shëndetshme’? Si mundet që ushqimi, një gjë që është menduar për të na dhënë energji, në të vërtetë na bën të ndihemi më të fjetur? Le të shqyrtojmë disa nga faktorët biokimikë, ushqyes dhe emocionalë që ndikojnë në nivelin e energjisë që na jep ushqimi.

Tretja

Ka një numër faktorësh që mund të ndikojnë në aftësinë tonë për të tretur dhe për të shfrytëzuar substancat ushqyese, duke përfshirë hormonet e stresit, kafeinën dhe medikamente të tilla si antibiotikët, sa për të përmendur disa.

Stresi është veçanërisht i rëndësishëm e duhet marrë parasysh kur bëhet fjalë për tretjen e ushqimit pasi shumë njerëz përjetojnë përditë gjëndje të ndryshme stresi, me nivele të larta adrenaline që qarkullon në trup. Kjo mund të ketë një efekt shkatërrues në aftësinë tonë për të prodhuar në mënyrë efektive aciditetin në stomak dhe mund të rezultojë në refluks, siklet gjatë tretjes apo letargji pasi mbarojmë së ngrëni.

Nën efektin e stresit dhe adrenalinës, trupi instiktivisht mendon se jeni në rrezik e përgatitet për mbijetesë: devijon rrjedhjen e gjakut larg nga çfarë konsiderohen proçese jo-jetësore, si tretja. Të gjitha forcat, burimet shkojnë në ato organe që duhen për të shpëtuar jetën tuaj nga rreziku që trupi percepton që ekziston, për shkak të niveleve të larta të adrenalinës.

Nëse ndiheni të lodhur pothuajse menjëherë pasi keni ngrënë ose brenda një ore nga mbarimi i vaktit, kjo është zakonisht për shkak të zgjerimit të enëve të gjakut që furnizojnë stomakun e zorrët. Ky është një reagim normal, një përgjigje ndaj ushqimit që ka hyrë në stomak. Trupi do që të maksimizojë përthithjen e lëndëve ushqyese në gjak, si dhe të rrisë nivelin e furnizimit me gjak në stomak. Ky drejtim i vëllimit të gjakut drejt organeve “jo-thelbësore” mund të bëjë shumë njerëz të ndjehen të lodhur pas një vakt i madh!

Yndyrnat dhe lodhja

Çfarë dhe si hani janë gjithashtu shumë të rëndësishmë për aftësinë tuaj për të përthithur ushqimet dhe të marrë energji. Një dietë e plotë, e pasur me perime të freskëta, arra, fara, disa fruta, proteina dhe yndyrna të mira është ideale për shumicën e njerëzve.

Ushqimi i shëndetshëm të ngop dhe është i domosdoshëm për mirëqënien e organeve. Mund të ndihmojë në rast inflamacioni në trup, është një pjesë e rëndësishme e një sistemi të shëndoshë imunitar, thelbësor për shëndetin e lëkurës tuaj, syve, thonjve dhe flokëve!

Yndyrna të mira ngadalësojnë lirimin e glukozës në gjak që do të thotë se ju do të ndiheni të kënaqur për një kohë më të gjatë. Konsumimi i yndyrave të mira organike (si avocados, arra, fara, arrë kokosi, vaj peshku, etj) ndihmon njerëzit për të frenuar dëshirën e tyre për ushqim të ëmbël.

Sheqeri në gjak

Rënia e energjisë pas dreke mund të shkaktohet nga zgjedhja e ushqimit apo pijeve. Për shembull, kur ju konsumoni bukë të bardhë trupi juaj e përthith shpejt pasi kjo lloj bukë është shumë e varfër në fibra dhe yndyrna. Brenda pak kohe kthehet në sheqer e futet në gjak duke rritur nivelin e glukozës. Kjo stimulon prodhimin e insulinës dhe më pas i sinjalizon trupit tuaj të mos konsumojë yndyrnat pasi insulina komunikon gjithmonë ‘ruajtje’ jo ‘përdorimit’ të burimeve të trupit.

Pasi rritet yndyra në gjak, rritet inflamacioni dhe leptin, një prej hormoneve të përfshira në rregullimin e oreksit, është i bllokuar. Insulina, duke qarkulluar në gjak ndalon trupin të jetë në gjendje të ‘dëgjojë’ mesazhin e këtij hormoni. Leptin është përgjegjës për t’i sinjalizuar trurit tuaj që ju jeni të kënaqur, dhe në qoftë se truri nuk merr këtë mesazh, me shumë gjasa ju do të vazhdoni të keni uri. Kjo shpjegon të paktën pjesërisht pse shumë njerëz që ndjekin një dietë me pak yndyrë, dieta me nivele të larta karbohidratesh, mund të përjetojnë ndjenjën e të mos qenit plotësisht të ngopur.

Ndjeshmëria ndaj ushqimit

Lodhja pas drekës mund të jetë për shkak të një ndjeshmërie ndaj ushqimit – me fjalë të tjera ju nuk keni ‘pajisjet’ e duhura për të shpërbërë një ushqim të caktuar në mënyrë efektive. Kjo mund të jetë nga prodhimi i pakët i enzimave që ndihmojnë tretjen, punë e dobët e mëlçisë, prodhimi i varfër i acidit në stomak, apo një përgjigje e sistemit imunitar. Duhet të punoni me një ekspert dietolog që t’ju ndihmojë të deshifroni këtë problem, nëse ju dyshoni se kjo ju shkakton lodhjen pas vakteve!

Shumë njerëz konsumojnë ushqime apo pije që nuk i shërbejnë trupit e simptomat mund të jenë sinjalet. Trupin është duke na kërkuar të bëjmë diçka ndryshe. Këmbëngulja për të pirë tre kafe në ditë, pavarësisht se ju jep reflukse dhe ju rrit tensionin, ose sanduiçi që hani çdo ditë në drekë e që në 15 minutat në vijim ju bën të ndjeheni sikur mund të flini gjumë mbi tavolinën tuaj. Ne jemi të gjithë të ndryshëm, por kur është fjala për atë që na shërben nga pikëpamja ushqyese, shumë njerëz përjetojnë ndjeshmëri ndaj ushqimit.

Për të përcaktuar se cilat ushqime mund të jetë problem, një dietë eliminimi e mbikëqyrur nga një dietolog mund të jetë e dobishme. Ushqimet që kanë më shumë gjasa të shkaktojë probleme në tretje janë gluteni, produktet bulmetore, fruktoza, fasulet dhe bishtajore të tjera (përfshirë edhe kikirikët), sheqerna të rafinuar dhe artificiale (përfshirë edhe ato që gjenden në pijet me gaz e pijet me proteina, çamçakëz dhe mente).

Teoria e dietës së eliminimit është e tillë: në qoftë eleminohen nga dieta për disa javë ushqimet problematike dhe pastaj futen përsëri një e nga një, katër ditë larg njëra tjetrës, do të keni një ide më të qartë se si trupi juaj reagon ndaj tyre. Një dietë eliminimi jep rezultate maksimale nën udhëheqjen e një profesionisti të shëndetit, një dietolog.

Next Post

Takimi i kallkanosur Meta - Basha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com