• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pas një Presidence toksike, Shqipëria meriton një kryetar shteti normal

by Skënder Minxhozi
04/04/2022 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Shqipëria po i drejtohet më në fund momentit kur pesëvjeçari i presidentit Ilir Meta po mbaron. Ka qenë një mandat presidencial që i ngjan atyre lojrave ekstreme në një park argëtimi, me ndryshimin e vetëm se topitja dhe turbullira që shkaktoi ky mandat presidencial për të gjitha katet e larta të shtetit nuk përbën ndonjë eksperiencë që ja vlen për t’u mbajtur mend.

Gjatë pesë viteve vendi ka qenë në një ngërç të vazhdueshëm institucional mes tre niveleve më të larta të qeverisjes: kreut të shtetit, Kuvendit dhe qeverisë. Ilir Meta ka kthyer mbrapsht një pirg të frikshëm ligjesh, ka rrëzuar në mënyrë qesharake deri edhe ligjin e buxhetit të miratuar nga qeveria në parlament, që përbën një përçartje të vërtetë për çdo kryetar shteti që e di se qeveritë votohen për të aplikuar politikat që mendojnë se janë më të mira.

Shfaqja në horizont e rotacionit presidencial është mundësia për t’i dhënë fund një mandati toksik pesëvjeçar të Ilir Metës, gjatë të cilit ai shtyu zgjedhjet dhe dëshmoi një anësi politike që  vetëm presidencat e tipit Lukashenko të Sali Berishës në vitet ’90 mund ta barazojnë.

Si duhet të jetë presidenti i ri? Çfarë duhet të përfaqësojë ai? A ka të drejtë partia në pushtet ta zgjedhë me votat e saj kreun e shtetit nga radhët e saj,  apo duhet të negociojë me palën tjetër? Të gjitha këto janë pyetje legjitime. Në fakt janë të tilla kryesisht kur qeverisin socialistët,  pasi historia politike e 30 viteve të fundit na tregon se fjala vjen Berisha nuk ka pasur asnjëherë dilema të tilla kur ka zgjedhur vetveten në fillim-vitet ’90, apo  më vonë kur ka çuar në Presidencë Bamir Topin dhe Bujar Nishanin. Në anën tjetër ishin socialistët ata që negociuan dhe pranuan propozimet e Berishës për “presidentin konsensual” Alfred Moisiu, siç u quajt asokohe.

Është identikiti i Moisiut dhe mënyra sesi ai u zgjodh, grishja më e madhe që të shtyn të besosh se një figurë e dakordësuar do të ishte më e mirë sesa një emër i imponuar me votë dhe që përfaqëson një stemë politike të caktuar. Alfred Moisiu shihet sot nga shumë anë si kreu më i mirë i shtetit që kemi pasur pas rënies së komunizmit. Dhe për këtë ka më shumë se një arsye, që lidhen më së pari me personalitetin, integritetin, moshën dhe largësinë “higjenike” që Moisiu kishte nga lojrat partiake dhe interesat e forcave politike që e zgjodhën.

Në anën tjetër vlen të theksohet një aspekt i rëndësishëm, sa  herë që flitet për kreun e shtetit shqiptar: partia më e madhe politike e vendit, Partia Socialiste, ka zgjedhur deri më sot vetëm një president të sajin. Në tre dekada, vetëm një socialist, Rexhep Meidani, është ulur në poltronin e kreut të shtetit, ndërkohë që PD e ka mbajtur Presidencën për katër mandate, pa llogaritur që edhe Moisiu ishte propozim i demokratëve dhe ka qenë zv.ministër mbrojtjeje në qeverinë Meksi në vitet ‘90.

Ky është shbalancim përfaqësimi që lidhet me rrethana konkrete politike në momentin e rotacioneve presidenciale, por edhe me dy qasje të ndryshme që Nano e më pas Rama e të tjerët në PS, kanë pasur ndaj procesit të përzgjedhjes dhe votimit të kryetarit të shtetit, krahasuar me Berishën. Askush prej tyre nuk ka pasur kokëfortësinë dhe dëshirën për kulisa e truke shifrash si Sali Berisha.

Sa herë që Doktori ka pasur votat dhe është pyetur nëse duhet të dakordësonte me palën tjetër për emrin e Presidentit, Berisha është përgjigjur se vendi ka maxhorancë dhe se ajo duhet të ushtrojë pushtetin e saj.

Parimisht do të ishte mirë që kjo praktikë të merrte fund. Të gjitha vendet e mëdha evropiane zgjedhin kryetarë shtetesh me negociim, e jo me kundërvënie mur me mur. Por klima politike që po kalojmë mesa duket nuk do ta lejojë diçka të tillë. Rama thotë se nuk flet me të vdekurit (nënkupto Berishën),  ky i fundit betohet se nuk do të uleet kurrë të negociojë me Ramën. Për më tepër që pas Presidencës Meta, do të ishte tepër që opozita të marrë një tjetër kryetar shteti, ndërkohë që në Kuvend votat i ka pala tjetër. Është koha për qartësi, jo për kulisa e llogari të vogla politike. Ato u provuan në 2017 dhe rezultatin e pamë, duke zgjedhur një president që në ditën e zgjedhjeve kërcënonte votuesit me prerje duarsh e kosore.  /abcnews.al/

 

 

Next Post
Arrestimi i Alqi Bllakos/ Pandeli Majko dorëzon në KQZ formularin e vetëdeklarimit

Arrestimi i Alqi Bllakos/ Pandeli Majko dorëzon në KQZ formularin e vetëdeklarimit

Comments 4

  1. PiRoSHi says:
    4 years ago

    Sandër Lleshaj është tipik i një veshje Presidenciale. Di mirë gjermanishten dhe mund ta luajë fort kartën e komandantit të përgjithshëm në rast lufte. Ka prosonda të lobojë me gjermanofolësit por dhe Franko folësit . Është i pavarur politikisht edhe kur u zgjodh ministër i brendshëm.

    Reply
  2. F-22 Raptor says:
    4 years ago

    Minxhozi nuk zhgenjen. I qarte/kethjellet/koherent/prognozist i arrire! Respekte!

    Reply
    • Anonymous says:
      4 years ago

      Integritetin e ndershmerine nuk ta fal kush! Minxhozi ha buken e vet e jo corben qe gatuajne te tjeret, afer apo larg!

      Reply
  3. Lili says:
    4 years ago

    Kam shuuume respekt për Ju zoti Minxhozi.Fisnik në jetë dhe në punën tuaj të palodhur.Si gjithnjë;; racional në mendime,gjakftohtë dhe bindës në argumentimin logjik të çështjeve të rëndësishme.Do t’a doja një president si Ju;të matur,të qetë,inteligjent,racional, të drejtpërdrejtë e mbi të gjitha : T’a dojë Shqipërinë dhe të jetojë për të.Po të kisha gjë në dorë , padyshim që do t,ua prezantojmë emrin Tuaj të respektuar.Ju faleminderit shuuume fisnik

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

Kunata e akuzoi për sjellje imorale, Klodiana ia rrëzon pretendimet live: Vjehrri më rrahu kur isha shtatzënë!

December 7, 2025
Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

Euro këmbehet për 96.57 lekë, në nivelin më të ulët historik / Por fundviti pritet ta dobësojë edhe më tej

December 7, 2025
“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

“Shqipëria, vendi i vetëm pa zv/kryeministër”/ Avokati: Është cënuar ekzekutivi

December 7, 2025
Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

Pas thirrjes së Musk-ut për të shfuqizuar BE-në, rrjeti i del në mbrojtje unionit me moton: Ky është flamuri im!

December 7, 2025
“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

“Fat, para dhe surpriza”/ 3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ditë ‘magjike’ gjatë festave të fundvitit!

December 7, 2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ: Mbi 70 mijë votues të regjistruar nga diaspora

December 7, 2025

Të rinjtë e 1990 dhe të rinjtë e 2025 në PD

December 7, 2025
Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

Shishe plastike në gomat e makinës, si të mbrohen shoferët nga truku i ri i grabitësve

December 7, 2025
“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

“Jemi të përkushtuar për paqen”, Zelensky i bën thirrje aleatëve evropianë për bisedimet SHBA-Ukrainë

December 7, 2025
Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

Partizani triumfon në derbin e kryeqytetit, mposht 0-2 Tiranën në “Arenën Kombëtare”

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In