Sara Hoxha, një figurë e njohur në botën e medias dhe të biznesit si dhe fituese e spektaklit “Dancing with the Stars” në Shqipëri, ka sqaruar një raportim që së fundmi që ka tërhequr vëmendjen e tabloideve dhe fansave.
Thashethemet filluan të përfliten nga një fotografi e saj me reperin gjerman Luciano, i njohur ndryshe si “Loco”, e cila u përhap shpejt në media sociale dhe portale lajmesh.
Sara ka mohuar të gjitha spekulimet për një lidhje të mundshme me artistin gjerman, duke theksuar se mes tyre ekziston vetëm një lidhje miqësore.
Duke folur për historinë prapa fotografisë së famshme, Sara shpjegon se ajo ishte thjesht pjesë e një festimi ditëlindje për një mikun e saj të ngushtë – të cilin e njeh prej kohësh, bashkë me të afërmit dhe miqtë e saj./m.j