• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas miratimit të vettingut, Rama: Sot “kasta” e të korruptuarve ka marrë mesazhin më të qartë

by Java News
30/08/2016 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dalje të parlamentit dhe pas votimit me 88 kartona të ligjit të Vettingut, Kryeministri Edi Rama tha se kjo e martë është dita kur kasta e të korruptuarve dhe të inkriminuarve në sistemin e drejtësisë, ka marrë një mesazh të qartë. Kryeministri shtoi duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve se opozita edhe kësaj here bëri realiteti sjelljen e saj të pandryshuar për reformën në drejtësi, “Të bëjë sikur do dhe në fakt të tregojë që nuk do.”

Në lidhje me mundësinë për çuarjen e këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese, siç ka paralajmëruar opozita, Rama u tregua i pakët në fjalët e tij. “Më mirë të mos përgjigjem, sepse mund të them atë që mendoj për gjykatën Kushtetuese.”

Fjala e Ramës

I bie që sot kasta e të korruptuarve dhe të inkriminuarve në sistemin e drejtësisë e ka marrë mesazhin të qartë ashtu sikundër shqiptarët kanë marrë një tjetër konfirmimi të vullnetit të patundur të kësaj shumice për ti dhënë më në fund këtij vendi drejtësinë e munguar të mohuar për kaq shumë vitë e dhe për ti dhënë fund një historie të turpshme që ka njollosur Shqipërinë.

Sot ne kemi miratuar ligjin bazë të një ngrehine të tërë ligjesh që do të ndërtohen pas hapi për ti dhënë jetë reformës në drejtësi.

Ata që do të transferohen nga ngrehina e vjetër në pallatin e ri të drejtësisës do të jenë ata që do të kalojnë procesin e skanimit, që nga kapacitete profesionale tek integritetit dhe patjetër tek pasuria e tyre.

Nuk e di nëse ka mbetur në këtë vend se jashtë këtij vendi nuk ka mbaetur njeri, dikush që të mund të vazhdojë në shprehjet e vullnetit të ksaj opozitë për të mbrotjtur kushtetutën, liritë e të drejtat e njeriut, dhe nëse ka mbetur njeri që vbazhdon e beson se kjo ështënjë opozitë që do të mbrojë drejtësinë, një opozitë që ka në vete vetëm pengimin dhe zvarritjen, e në rast të drejtësisë, një frikë të shpjegueshme nga vetë drejtësia.

Jo vetëm që nuk ka vend për ndonjë vrasje ndërgjegje sic thatë ju, por ka vend për të thënë se kjo shumicë, që i kishte votat për të miratuar edhe ndryshimet kushtetuese e vetme, pranoi dhe e priti opozitën,  e madje votoi pa shkelur vijat e kuqe… po ashtu edhe me këtë proces, deri në fund kemi qenë të gatshëm për të bërë cdo gjë bashkë. Opozita ka bërë dhe do vazhdojë  të bëjë një gjë:

Të bëjë sikur do dhe në fakt të tregojë që nuk do.

Kjo është një reformë që nuk ndalet, jo sepsee dua unë apo një shumicë qeverisëse. Cdo tentativë për ta penguar këtë reformë, në emër të konsensusi sic bën opozita, do të dështojë.

“Më mirë të mos përgjigjem, sepse mund të them atë që mendoj për gjykatën Kushtetuese.”- tha Kryeministri.

Next Post
Aventurë nga Lungomare, buzë Nemërçkës e drejt e në shtëpinë e Rozës në Lin

Aventurë nga Lungomare, buzë Nemërçkës e drejt e në shtëpinë e Rozës në Lin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Përplasja fatale e të miturit në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

February 25, 2026
Kush duhet të jetë president i Kosovës?

Kush duhet të jetë president i Kosovës?

February 25, 2026
Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In