Pas miratimit në Kuvend të ndryshimeve në qeverinë “Rama 4”, sot në orën 10:00 do të zhvillohet ceremonia e betimit të ministrave të rinj.
Sipas njoftimit të Presidencës, anëtarët e Këshillit të Ministrave, të dekretuar nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, do të bëjnë betimin përpara tij në ceremoninë që do të mbahet këtë të premte në Pallatin e Brigadave.
Në seancën plenare të një dite më parë, Kuvendi miratoi të gjitha dekretet e Presidentit Begaj, që përfshijnë 6 shkarkime nga detyra dhe 7 emërime të reja në poste ministrore.
Opozita nuk mori pjesë në votim, pasi deputetët opozitarë bllokuan foltoren e Parlamentit dhe qëndruan në këmbë gjatë procesit të votimit.
Rezultatet e votimit për emërimet:
• Albana Koçiu – zv.kryeministre, 83 vota pro, 3 kundër
• Ferit Hoxha – ministër i Jashtëm, 83 pro, 4 kundër
• Besfort Lamallari – ministër i Brendshëm, 83 pro, 4 kundër
• Ermal Nufi – ministër i Mbrojtjes, 83 pro, 6 kundër
• Toni Gogu – ministër i Drejtësisë, 83 pro, 5 kundër
• Enea Karakaçi – ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, 83 pro, 6 kundër
• Eriona Ismaili – ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, 82 pro, 4 kundër.











