• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas mbylljes së restorantit, turistët shijojnë plazhin në Porto Palermo pa lekë (video)

by Java News
18/08/2019 13:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Restorant “Panorma” në pronësi të Mihal Kokëdhimës që sulmoi një grup turistësh spanjollë, tashmë është mbyllur. I ndërtuar pa leje në një nga zonat më të bukura bregdetare në Shqipëri, në Porto Palermo të Himarës, restoranti tashmë është vizituar jo nga turistët, por nga policia!

Korrespondenti i Report Tv, Limoz Didani, ka qenë sot pranë restorantit i cili shërben edhe si hotel, ku thotë se biznesit i është vënë një karton me shkrim dore me shënimin: MBYLLUR, ndërkohë që i pranishëm atje është vetëm një efektiv i forcave të rendit.

Gazetari sqaron se kanë qenë vetë të afërm të Kokëdhimës që kanë mbyllur biznesin si dhe kanë hequr shezlonet për pushuesit, ndërsa efektivi i policisë qëndron në distancë, jashtë biznesit.

Zona që Mihal Kokëdhima kishte zaptuar pa leje me shezlone private tashmë është shfrytëzuar nga turistët të cilët kanë shkuar të bëjnë plazh me çadrat e tyre.

Turistet sot ne plazhin qe Mihal Kokedhima kishte zaptuar me shezlone

Mihal Kokëdhima, pronari i restorantit “Panorma” është në burg, ku sot gjykata e Vlorës i dha masën e sigurimit perosonal “arrest me burg” për kanosjen që i bëri turistëve spanjollë. Këta të fundit disa ditë më parë kishin shkuar në restorantin e Kokëdhimë por porosia e tyre u vonua dhe ata u larguan nga restoranti. Mihal Kokëdhima i ka ndjekur pas dhe i është hedhur mbi kofanon e makinës duke i thyer xhamin e përparmë me grushte. Ka qëndruar mbi kofano përreth 3 kilometra rrugë me automjetin në ecje dhe ka zbritur pas thirrjes së tretë që i bëri shoferi dhe pasagjeri shqiptar në makinën e turistëve. Restoranti Panorma nuk është me leje.

Shqiptarja.com zbuloi dje në një bisedë me kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro, se në vitin 2012 bashkia e ka shembur si objekt pa leje. Por Mihal Kokëdhima, kushëri i Koço Kokëdhimës, i bërë deputet në vitin 2013, tashmë kryetar i partisë Zgjidhja, e ka futur objektin në proces legalizimi, “Panorma” është restorant, hotel, ndërkohë që ka edhe territor me shezlone. Është ndërtuar mbi plazh në një nga zonat bregdetare më të mrekullueshme në jug, Porto Palermo. Prej vitesh, ky biznes vijonte aktivitetin e tij pa leje.

Pyetja që ngrihet është se si është ndërtuar në shkëmb në një zonë të mrekullueshme siç është Kështjella e Porto Palermos, kur në fakt ndërtimet buzë detit nuk lejohen. /l.m

Next Post
Mbi 100 mijë njerëz në sheshet e Hong Kong-ut, protestat masive nuk ndalen

Mbi 100 mijë njerëz në sheshet e Hong Kong-ut, protestat masive nuk ndalen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

Përfshihet nga flakët një stallë me gjedhë në Selenicë, 22 lopë dhe viça të djegur! Çfarë dyshohet

February 12, 2026
Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

Kuvendi miratoi deklaratën për pafajësinë e liderëve të UÇK-së, Spiropali: Shqipëria qëndron pranë Kosovës dhe të vërtetës historike

February 12, 2026
Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

Neutralizuan dhe kapën 58-vjeçarin që grabiti bankën/ Proda takon dy efektivët: Shembulli që përfaqëson Policia e Shtetit

February 12, 2026
Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

Qeveria e Kosovës miraton buxhetin e ri/ Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

February 12, 2026
Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

Dy vite më parë sulmuan me armë zjarri policët e kufirit në Morinë, GJKKO dënon me 168 vite burg 7 trafikantët e klandestinëve

February 12, 2026
“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

“Nëse Berisha nuk e rrëzon Ramën, do dal me…”, Salianji paralajmëron lëvizjet për ndryshimin e partisë

February 12, 2026
“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

“Harta gjyqësore një dështim”, Dhoma e Avokatisë Vlorë i bën kërkesë KLGJ-së: Duhet të rishikohet!

February 12, 2026
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s: SHBA-të po “ushtrojnë çdo presion” mbi Rusinë! Na duhet ombrella bërthamore

February 12, 2026
“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

“Nuk kisha zgjidhje tjetër’, flet 40-vjeçarja që tentoi të hidhej nga vinçi: Më hoqën nga puna se kërkova rrogën

February 12, 2026
“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

“Do ta vrisnim me snajper në burg”, Henrik Hoxha tregon se si kanë dashur të ekzekutojnë Altin Ndocin

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In