Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të naftëtarëve për të mbyllur grevën dhe për të dialoguar me shefin e qeverisë për zgjidhjen e problemit që ata kanë me pagat e prapambetura.
Në një postim në twitter teksa e quan një lajm shumë të mirë mbylljen e grevës në Ballsh, Rama kërkon që naftëtarët të caktojnë përfaqësinë, duke premtuar se do të jetë vetë atje ditën e nesërme.
“Lajm shumë i mirë mbyllja e grevës në Ballsh!
Më vjen keq për kaq shumë ditë mundim të panevojshëm, përderisa jo vetëm kemi qenë plotësisht të ndjeshëm ndaj hallit tuaj, po edhe të gatshëm ta qajmë hallin së bashku!
Tani caktoni përfaqësinë dhe nesër do të jem vetë aty me ju”- shkruan Rama në Twitter./d.c











