• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas largimit nga qeveria, a do t’i hiqet imuniteti Ballukut? Korreshi: Varet nga presioni i…

by A R
26/02/2026 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti demokrat Saimir Korreshi, në një lidhje me emisionin Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar ndryshimet e fundit në qeveri.

Sipas tij, aty nuk ka asgjë të re, pasi dy nga ministrat janë njerëzit e Belinda Ballukut.

I pyetur nga moderatorja Borakaj nëse mendon se do t’i hiqet imuniteti Ballukut, Korreshi tha se kjo varet nga presioni ndërkombëtar dhe nga protesta e opozitës.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kur ju deklaroni se iku Balluku, por ka dy njerëzit e saj, do të thoni që është edhe dora e ish-numrit dy të qeverisë?

Korreshi: Po, patjetër që po. Kujt i bie mendja te Enea, bashkë me shefin e kabinetit të saj? Si ka mundësi që të gjithë njerëzit e saj vihen në krye të ministrive? Çfarë ka ndryshuar? Janë dy ministri që i ka ajo pas vetes. Çfarë ndryshoi te Ministria e Jashtme me Spiropalin? Iku Spiropali, se dihet lufta e saj me Ballukun, fitoi prapë Balluku.

Borakaj: Nga deklaratat e Ramës, ju mendoni se Rama do t’ia heqë imunitetin Ballukut apo jo?

Korreshi: Që të jemi të sinqertë, a mendon ti se ka njeri guxim aty të bëjë raport të vetin dhe t’ia paraqesë Ramës?

Borakaj: Qartazi për të fituar kohë?

Korreshi: Jo vetëm për opinionin publik, por ai po luan “blackjack” me ndërkombëtarët, pasi presioni i tyre ka qenë në rritje. Ai po mat tensionin deri në fund, për të thënë pastaj se kështu menduan shefat e mi. Po të mendosh për raportin e Taulantit dhe Ulsiut, ju e dini përgjigjen: “Për ne pezullimi mjafton. Nuk e vendos Këshilli i Mandateve, ne vetëm verifikojmë.” Janë bërë pyetje më së shumti që i janë bërë avokatit të Ballukut, i cili ka thënë se kjo nuk është politike. Pra, aty duhej hequr mandati. Ne nuk vlerësojmë provat se s’jemi as prokurori e as gjykatë; ne themi ose ka të drejtë prokuroria që ta arrestojë, sepse ka prova. Ata po të ishin të arrestuar dhe të kishin USB-në…

Borakaj: Mendoni se do t’ia hiqni?

Korreshi: Unë mendoj se po luan “blackjack” dhe mendoj se kjo varet nga presioni i ndërkombëtarëve. Nuk di të them sa do të jetë presioni i protestës së pasnesërme, sepse ka jehonë ndërkombëtare që po protestohet për Ballukun. Mendoj se, po vazhdoi ky insistim, ata do t’ia heqin imunitetin.

Next Post
“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

“Jemi një ekip basketbolli dhe do ketë ndërrime”, zbardhen detaje, çfarë tha Rama në mbledhjen maratonë të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

Luftë apo marrëveshje bërthamore? Aeroplanmbajtësja amerikane niset nga Kreta në Lindjen e Mesme

February 26, 2026
Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

Edi Rama ‘plotëson’ kërkesën e opozitës për qeveri 100% teknike

February 26, 2026
Për shkencëtarët dhe sharlatanët!

Hila zbulon detajet për Ministrin e ri të Jashtëm: Ja si e njoh unë zëvendësuesin e Spiropalit

February 26, 2026

“Rama donte të tregonte se njerëzit e mi i heq unë”, Dudushi: Ndryshime të arsyeshme, ruajnë ekuilibrat!

February 26, 2026
Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

Sanremo 2026 / Çelentano: Kënga e Ermal Metës pothuajse e pandalshme drejt fitores

February 26, 2026
Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

Ndryshimet në qeveri, profilet e plota të ministrave të rinj që marrin drejtimin e dikastereve kyçe

February 26, 2026
Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

Korridori VIII e bën Shqipërinë portë kryesore. Serbia dhe Greqia nuk duan

February 26, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

PROFIL / Rama i besoi Drejtësinë! Kush është Toni Gogu, zëvendësi i Lamallarit

February 26, 2026
Spahiu: Shërbimet sekrete paralajmëruan destabilizimin e Maqedonisë me financim të Rusisë

Spahiu: Shkarkimi më i keq ai i Spiropalit! Emërimi më i mirë, Toni Gogu

February 26, 2026
Çupi: Po përjetojmë valën e dytë të Berishës. Këtu kemi mijëra viktima të shkaktuara nga pushteti i Saliut

“21 janari, është themeli”, Frrok Çupi: PD dhe SPAK e kanë “pushtuar” vendin. Drejtësia të zbardhë vrasjet!

February 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In