• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pas kuintave, si i siguroi mazhoranca 84 votat për miratimin e ligjeve

by A R
06/12/2015 10:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sigurimi i 84 votave për të ndryshuar disa kode të rëndësishme nuk ka qenë aspak i lehtë për mazhorancën. Teksa kishte të sigurta 61 vota të Partisë Socialiste dhe 20 të Lëvizjes Socialiste për Integrim, mazhoranca kishte të nevojshme edhe votat e aleatit tjetër, PDIU-së për arritjen e shumicës së cilësuar. Kjo e fundit nuk e kishte qartësuar pozicionin e saj, pasi kishte shprehur paraprakisht mos votimin e ndryshimeve në Kodin Penal që ashpërsonin dënimet për biznesmenët që bëjnë evazion fiskal.

Të mërkurën Shpëtim Idrizi mblodhi deputetët e tij për të qartësuar pozicionin që do të mbanin gjatë votimit të së enjtes dhe së premtes, por burime brenda PDIU-së thonë se 4 deputetët çamë nuk gjetën gjuhën e përbashkët. Mësohet se ata i kanë shprehur kryetarit të partisë së tyre, Shpëtim Idrizi ankesa për moszbatimin e marrëveshjes paraprake mes PS-së dhe PDIU-së, kur kjo e fundit hyri në marrëveshje parazgjedhore.

Tahir Muhedini, Omer Mamo dhe Aqif Rakipi kanë shprehur pakënaqësi duke thënë se në nivel vendor PS nuk ka bashkëpunuar me PDIU-në, sikundërse kishin rënë dakord.

Burime nga maxhoranca pohuan se Kryeministrit Rama i është dashur të sigurohet për votat e shumicës pas disa zërave të deputetëve të saj, që kërkonin një vëmendje më të mirë për biznesin kur bëhej fjalë për dënimin me burg të tyre, nëse kapeshin pa kuponin tatimor.

Pak para votimit, Rama është takuar në zyrat e Kuvendit me kryetarin e LSIsë, Ilir Meta, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, nënkryetarin e tij, Taulant Balla dhe ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Mësohet se Kryeministri Rama, nisur nga rezervat e deputetëve të PDIU-së për një rishikim të buxhetit nen për nen për pushtetin vendor, ka premtuar se granti për bashkitë do të diskutohet edhe një herë për të parë më mirë nevojat që bashkitë e vogla, veçanërisht, kanë për t’u mbështetur nga taksat kombëtare. Gjithashtu, rishikim do të ketë edhe për disa taksa që vjelin bashkitë, në mënyrë që ato të bëhen më të pavarura ndaj pushtetit qendror.

Deputetët e PDIUsë kanë qenë ata që kanë shprehur shqetësimet më të mëdha për fondet e pakta që kanë marrë bashkitë që kanë fituar, edhe për shkak se Bashkia Peqin, Rrogozhinë dhe Konispol konsiderohen bashki të vogla dhe me pak burime financiare për të krijuar të ardhura të tyre.

Lëvizja Socialiste për Integrim kishte kërkuar një zbutje të dënimit për biznesmenët që kapeshin pa dhënë kuponin tatimor apo dëftesën tatimore, e cila shkonte deri në 3 vjet.

Kryeministri Rama dhe aleatët e tij kanë rënë dakord që dënimi ekstrem me heqje lirie për administratorin e një biznesi të ketë vetëm kur ai është kapur në mënyrë të përsëritur me të njëjtën shkelje, raporton Panorama.

Ndërsa është rënë dakord që nëse do të ketë përsëritje të së njëjtës shkelje, punonjësi i këtij biznesi do të dënohet nga 5 ditë deri në 1 vit burg nëse nuk lëshon kuponin tatimor.

Por penalizimi i një biznesi në rast moslëshimi kuponi tatimor do të kalojë në tri faza, që në fillim është gjoba, nëse ka përsëritje të shkelje, do të vlerësohet masa e dëmit të saj dhe herën e tretë do të ketë dënime me heqje lirie. Këto kanë qenë pika që kanë unifikuar votën e maxhorancës qeverisëse për kodet që kërkonin një shumicë të cilësuar, 84 vota.

Por mësohet se Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka përsëritur kërkesat e saj për të shtrirë akoma më shumë përfaqësimin e saj në këtë qeverisje, si në nivel e lartë, atë ekzekutiv, por edhe në nivelet e dyta.

Next Post

Shtëpia e Bardhë zbukurohet për Krishtlindjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

VIDEO dramatike, avioni luftarak amerikan F-18 gati rrëzohet nga raketa iraniane

March 27, 2026
Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

Reshje dëbore dhe në Qafën e Llogarasë, zbardhet rruga, borëpastrueset në terren

March 27, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 28 Mars 2026

March 27, 2026
Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

Parlamenti Europian miraton dërgimin e azilkërkuesve të refuzuar në qendra jashtë BE-së

March 27, 2026
“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

“E kreva punën”, detaje të reja tronditëse nga vrasja e Liridonës

March 27, 2026
Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

Albin Kurti vizitë zyrtare në Paris, pritet nga presidenti francez Macron

March 27, 2026
Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

Mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal, Prokuroria çon në gjyq 6 persona dhe 5 kompani

March 27, 2026
Moti i keq, Policia e Shtetit apel drejtuesve të automjeteve: Situata aktuale në rrugët e vendit

Borë dhe temperatura nën zero, të dielën rikthehet pranvera

March 27, 2026
Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

Vijojnë ndërhyrjet në bregdetin e Vlorës për projektin Lungomare 3, shemben 4 objekte shërbimi

March 27, 2026
Açka: Berisha në krye të partisë në kundërshtim me statutin, ka ardhur koha t’i bëjë një të mirë të fundit PD-së

“Nuk do t’ju mjaftojë kjo jetë dhe as ajo tjetra…”, Açka sulmon PD: I dhatë Ramës 83 mandate më 27 korrik….

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In