Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi monstruoz që ndodhi në Shkozë, ku djali vrau me çekiç babain e tij të moshuar.
Selman Aliaj, i cili prej kohësh jetonte vetëm me babain e tij, Fejz Aliaj, ishte konfliktuar me këtë të fundit pas një sherri për motive të dobëta dhe më pas i biri e kishte goditur disa herë me çekiç. Pak pas aktit të rëndë 28-vjeçari kishte mbledhur me tapet të atin dhe më pas e kishte hedhur në një kanal dytësor tek liqeni i Farkës.
‘BalkanWeb’ mëson se pas krimit, Aliaj kishte shkuar në shtëpi dhe ishte ndërruar dhe më pas ishte nisur për rrugë. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se ai kishte ndalur makinë tek rruga e Elbasanit ku kishte hyrë në një fast-food dhe kishte konsumuar 3 sufllaqe dhe më pas ishte nisur drejt Kukësit. Ndonëse tentoi të arratisej, Selman Aliaj u ndalua nga policia pas sinjalizimit të vëllait të tij emigrant për zhdukjen e babait. Teksa u mor në pyetje nga policia Aliaj tha dëshmi kontradiktore, por pavarësisht kësaj pohoi se kishte vrarë të atin. Ai tha se arsyeja që e kishte çuar drejt vrasjes ishte fakti se babai i kishte kërkuar që ‘të ndanin gruan bashkë’. Aktualisht i riu ndodhet në burg, ndërkohë që do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore për të vërtetuar nëse ka probleme mendore apo jo./BW/a.m.










