Partia Demokratike mblodhi për të disatën herë grupin e saj parlamentar gjatë 24 orëve të fundit.
Mbledhja startoi pak minuta pasi selia blu pranoi propozimin e fundit të ambasadorëve për çështjet e mbetura pezull që lidhen me KLGJ-në dhe KLP-në.
I pranishëm në mbledhje është edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Në mbledhjen e fundit në selinë blu pritet të merret vendimi zyrtar për të mbështetur me votë Draftin e reformës në Kuvend./a.m.