Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në një intervistë përmes lidhjes telefonike për Fox News, vendosi në siklet prezantuesen, Dana Perino, si dhe u shpreh që Ayatollah Jr. është homoseksual.
Për t’u ndalur fillimisht tek rasti i sikletshëm, Trump u shpreh ndaj Perino-s se ajo ka mbetur ende e bukur si vite më parë. Ai shtoi më pas se një deklaratë e tillë mund të jetë fundi i karrierës së tij politike.
Perino: A keni ndonjë ide si po e kalojnë? A kanë ujë të pijshëm? A kanë ushqim? Është tronditëse (referuar popullit të Iranit).
Trump: Po, por para kësaj, a të kujtohet kur darkuam shumë vite më parë në Trump Tower, kur ishte ende një ndërtesë e re?
Perino: Po, shumë vite më parë.
Trump: Nuk ke ndryshuar. Nuk më lejohet ta them këtë. Është fundi i karrierës sime politike, por mund të jesh madje dhe më e bukur. Kështu që, nuk e di se çfarë mund të jesh duke bërë. Por nuk mund ta them këtë, se do të ishte fundi i karrierës politike. Nuk më lejohet ta them më që një grua është e bukur.
Rasti sakaq u mor me të qeshura nga të pranishmit në studion e Fox News.
Duke u rikthyer tek çështja e Lindjes së Mesme, i pyetur nëse CIA i ka treguar Trump-it se Mojtaba Khamenei është homoseksual, Presidenti i SHBA-ve e konfirmoi diçka të tillë. Megjithatë, Trump nuk tregoi se çfarë provash kishte CIA për të mbështetur këtë pretendim.
“Epo, ata e thanë këtë, por nuk e di nëse ishin vetëm ata. Mendoj se shumë njerëz po e thonë këtë, gjë që i vë ata në një fillim të keq në atë vend të caktuar. E di, unë disi buzëqesh me vete kur them që shoh njerëz duke u përpjekur të mbrojnë regjimin palestinez për gratë, gra për Palestinën, por ata i vrasin gratë nëse nuk vesh një lloj të caktuar… nëse nuk mbulohesh me rroba të caktuara në të gjithë fytyrën, nuk ke asnjë shans të jetosh.
Dhe, e di, kur shoh homoseksualë për Palestinën, por ata i vrasin homoseksualët. I vrasin menjëherë. I hedhin nga ndërtesat. Dhe unë them, kush janë këta homoseksualë për Palestinën, kur ka një numër të konsiderueshëm të tillë?
Tani, mendoj se… e di, unë dola shumë mirë me votën e homoseksualëve, në rregull? Madje… madje vendosa edhe himnin kombëtar të homoseksualëve si muzikën time në fund, në rregull, në evente me pagesë, dhe mendoj se ndoshta më ndihmoi. Por dola shumë mirë, asnjë republikan nuk ka marrë ndonjëherë votën e homoseksualëve siç e mora unë, dhe jam shumë krenar për këtë. Mendoj se është gjë e mirë. Ndoshta sepse jam nga New York City, nuk e di.
Por himni i homoseksualëve ishte muzika ime e mbylljes dhe mendoj se ndoshta pati ndikim. Por mendoni pak: homoseksualë për Palestinën, ndërkohë që ata vrasin homoseksualët në Palestinë. Kështu që mendoj se ndoshta mund t’i bindim të heqin dorë nga kjo”, u shpreh Trump gjatë intervistës.











