• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Pas kërkesës për qeveri teknike fshihet një plan ogurzi”, Koçi: Berisha duhet të gjykohet për 21 Janarin

by A R
28/11/2024 22:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist, Petro Koçi i ftuar në Report Tv komenton punën e SPAK, qëndrimin e PS për drejtësinë, deri tek lirimi nga arresti shtëpiak i Sali Berishës, protesta e PD apo edhe synimet për zgjedhjet parlamentare 2025. Vijën ndarëse mes PS dhe kampit përballë, Petro Koçi padyshim që e sheh te drejtësia, për të cilën thotë se sot ka vetëm një rrezik, ‘çiftin’ Berisha-Meta.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ligjvënësi Koçi thotë se reforma në drejtësi u bë nga PS me vulën e SHBA, ndërsa thekson mbështetjen për të edhe në rastet kur godet brenda radhëve të të majtëve.

“Kjo drejtësi ka vetëm një rrezik dhe rreziku i saj e ka emrin PD dhe Sali Berisha, e ka emrin Ilir Meta dhe politikanë të tjerë që lidhen me çiftin Berisha-Meta. Rreziku për drejtësinë është i vetëshpallur, nuk është PS. PS e ka bërë reformën në drejtësi, e ka programuar para se të bëheshin zgjedhjet e para të 2013 ku mori pushtetin dhe e ka realizuar përmes një skeme ku u përfshi edhe kontributi i SHBA dhe partnerëve”, tha Petro Koçi.

Lirimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga masa arrest në shtëpi nuk e sheh aspak si një ‘surprizë’, por thotë se problemi më i madh i tij janë akuzat që i ka ngritur SPAK dhe se mbetet një i pandehur. Jo vetëm për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’, por Petro Koçi thotë se Berisha duhet të gjykohet edhe për ngjarje të tjera të rënda, si 21 janari apo edhe Gërdeci.

“Komentet për vendimet e gjykatave janë të tepërta, por mund të flasim për situatën që ndodhet Berisha. U lirua nga një masë sigurimi, por nuk u çlirua nga akuzat, problemi kryesor është akuza, statusi i tij prej të pandehuri. Rëndësi ka gjyqi në themel për dosjen ‘Partizani’, që nga vendimmarrjet e qeverisë ndryshimet ligjore deri tek mënyra administrative që kanë qenë të korruptuara, apo vlerësimet financiare të pronës me shumë defekte apo lehtësi të komprometuara për ata që po e merrnin truallin dhe gjithë klubin si pronë.

Kam një koment plus, ka gjëra të tjera shumë më të rënda Berisha që duhet të gjykohet. Janë çështje për të cilat nuk është bërë asnjëherë hetim i thelluar siç është 21 janari, për të cilin janë bërë hetime të pjesshme, nuk ka shkuar hetimi në nivelet me të larta të urdhërdhënies më 21 janar. Kemi deklarime të Berishës që janë komprometuese, fshirja e serverëve të kamerave brenda dhe jashtë kryeministrisë. Duhet gjetur e vërteta dhe duhet mbajtur përgjegjësi. Mos të mbetet thjesht tek një ushtarak i gardës”, tha Koçi në Report Tv.

Pas kërkesës për qeveri teknike, Petro Koçi thotë se fshihet një plan ogurzi i Sali Berishës për të vënë sërish në jetë skenarë si të ’97. Një koment e ka edhe për protestën e opozitës, që e cilëson si akte guerrile dhe thotë se modeli i tyre është dhuna.

“Mendoj që mbrapa saj është një plan ogurzi. Kemi në pushtet një qeveri të ligjshme, mendoni të kishim një qeveri teknike sot. megjithëse kemi këtë qeveri, kemi një parti politik që organizon akte guerrile, të rënda të bllokimit të jetës shoqërore dhe qytetare, që në fakt nuk është se dëmtojnë politikisht PS, por më shumë dëmtojnë qytetarët i pengojën ata për të zgjidhur hallet e ditës apo të orës së caktuar, duke bllokuar rrugë. Dëmi më i madh është modeli i dhunës për të zgjidhur problemet që ka dikush. Kemi një subjekt politik që kërkon të zgjidhë problemin me dhunë, mendoni ca shembulli i jep të gjithë atyre personave që kanë një problem me fqinjin. Është modeli i 21 janarit, gërdecit, në parlament i djegieve.

Sot kemi qeveri legjitime dhe shiko çfarë ndodh me PD, imagjinoni nëse do ketë përballë një qeveri teknike, bën sërish ‘97, se ka problem fare, atë që bëjnë sot që bllokojnë rrugë e qëllojnë me grushte, mendoni ca bëjnë me qeveri teknike, ata duan të sjellin kaos, se ashtu mendojnë se triumfojnë. Kush ka bërë analizë të vërtetë për ‘97 e kupton mirë këtë gjë. Është kërkesë që në prapavijë ka skenar ët rrezikshëm për stabilitetin e Shqipërisë, ka parasysh një vend që është shumë i rënd është për stabilitetin rajonal. Më gjerë se interesat tona kombëtare.”, vijoi Koçi.

Rezervat nuk i fsheh as për partinë e tij, ku thotë se ka aspekte që duhet të përmirësohen, si psh Kadastra. Në zgjedhjet parlamentare të 2025, Koçi thotë se padyshim që do marrin rezultat më të mirë se 2021.

/a.r

Next Post
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

"10 muaj sharje dhe shantazhe", Kreshnik Spahiu: Gjyqtarja e liroi nga frika Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

“Duhet të ketë formë tjetër, të ndizen temperaturat”, Këlliçi flet për protestat e vakëta të PD-së

January 19, 2026
A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

A po e “çmonton” Trump OKB-në? Baton Haxhiu zbulon detaje nga statuti i Bordit të Paqes

January 19, 2026
“Berisha, porositësi i vrasjeve”, avokati: I ka ofruar para familjes së Hekuran Dedës, por ata s’kanë pranuar

Sondazhi për “21 Janarin”: 62.9% mendojnë se Qeveria ‘Berisha’ vrau shtetasit e vet duke kryer krim shtetëtor

January 19, 2026

“21 Janari”, Sondazhi: 63.2% mendojnë se nuk ka vullnet për të vendosur drejtësi!

January 19, 2026
Rrëfimi i Bamir Topit: Telefonata e Ramës me Hysni Burgajn për 21 Janarin

SONDAZHI / 15 vite nga “21 Janari”, 47,9% e shqiptarëve: PS duhet ta çonte protestën deri në fund!

January 19, 2026
Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

Kishte shkuar të punonte në një ishull / 19-vjeçarja gjendet e vdekur, dyshohet se u sulmua nga…

January 19, 2026
Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

Ish-ministri i Brendshëm: Dhurata që më bëri Vladimir Putini!

January 19, 2026
Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

Protestuesit ndërpresin shërbesën kishtare në Minnesota, hetohen nga policia

January 19, 2026
Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

Protesta kombëtare e PD-së/Meçe: Pas 24 janarit, opozita do t’i rikthehet normalitetit

January 19, 2026
Mungesa e energjisë elektrike shqetëson pushuesit në Lezhë, deri në 8 orë pa drita

Gjysma e Tiranës në “black out”. OST del me njoftim zyrtar

January 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In