• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Pas hetimit të microkredive, FMN: Moscenimi i pavarësisë së BSH, vendimtar për ruajtjen e stabilitetit financiar të Shqipërisë

by Java News
07/06/2024 11:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) vlerëson se ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është thelbësore për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit. Drejtoresha e Departamentit të Komunikimit në FMN, Julie Kozack, në një konferencë për mediat iu përgjigj interesimit të “Monitor”, lidhur me çështjen ligjore të hapur nga Prokuroria ndaj disa institucioneve financiare jobanka, shoqërive përmbarimore dhe përmbarues gjyqësorë private për abuzimet në procesin e mbledhjes së detyrimeve të pashlyera.

Zonja Kozack tha se FMN nuk mund të komentojë një çështje që ndodhet në proces hetimi. Megjithatë, ajo theksoi se FMN ka mbështetur në vitin 2015 planin e autoriteteve shqiptare, për uljen e raportit të kredive me probleme. Si pjesë e këtij plani, Banka e Shqipërisë mori mandat ligjor për licencimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve të mbledhjes së kredive me probleme. Ajo gjithashtu theksoi se, pavarësisht zhvillimeve të kësaj çështjeje, ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është e domosdoshme, në mënyrë që ky institucion të përmbushë misionin ligjor për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar.

“Shumë prej jush e dinë që ne nuk mund të komentojmë një hetim ligjor që është në zhvillim e sipër. Megjithatë, duam vetëm të sqarojmë një element specifik. Është një çështje e njohur publikisht që analizat në kuadër të programit të mbështetur nga FMN në vitet 2015 dhe 2016 identifikuan nivele të larta të kredive me probleme, si një element cenueshmërie për sektorin bankar. Në këtë kontekst, FMN miratoi planin e veprimit të autoriteteve shqiptare të vitit 2015 për të reduktuar kreditë me probleme. Ky plan, mes të tjerash, i dha Bankës së Shqipërisë mandatin e licencimit dhe mbikëqyrjes së shoqërive të menaxhimit të kredive me probleme, duke pasur parasysh ndërlidhjen e tyre me sistemin bankar. Gjithashtu, duam të shtojmë se ruajtja e pavarësisë së Bankës së Shqipërisë është një faktor kyç për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe atij financiar,” tha znj.Kozack.

Gjatë muajit maj, Prokuroria e Tiranës njoftoi zyrtarisht hapjen e procedimit për veprën penale

 

 

‘Skema mashtruese dhe piramidale’, si pjesë e kallëzimit penal nr.3464, datë 25.02.2020, i Ministrisë së Drejtësisë ndaj subjekteve Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH. Gjithashtu, ndaj aksionerëve e drejtuesve të këtyre kompanive dhe disa përmbaruesve gjyqësorë privatë janë ngritur akuza për shpërdorim detyre dhe vjedhje. Në vijim të hapjes së procedimit penal, Banka e Shqipërisë vendosi revokimin e licencës së institucioneve financiare jobanka MicroCredit Albania dhe Final.

Lidhur me këtë çështje, Banka e Shqipërisë shprehet se problematikat e evidentuara kanë ndodhur në fazën e ekzekutimit të detyrueshëm dhe në kryerjen e veprimeve përmbarimore në mbështetje të urdhrit të ekzekutimit.

“Kuadri ligjor nuk i jep Bankës së Shqipërisë kompetencën të urdhërojë ndalimin/pezullimin e proceseve të ekzekutimit të detyrimeve. Kjo është një kompetencë që ligji ia njeh vetëm gjykatës. Për rrjedhojë, veprimtaria e shërbimit përmbarimor nuk është objekt kontrolli nga Banka e Shqipërisë, e cila nuk ka asnjë kompetencë për të ndërhyrë. Në këtë pikë theksojmë se, autoriteti ligjor i Bankës së Shqipërisë përfundon në momentin që gjykata lëshon urdhrin e ekzekutimit për të rikuperuar kredinë e pashlyer. Çdo proces përtej këtij momenti (ankandet, vendosja e sekuestrove apo çdo veprim tjetër procedural i ndërmarrë nga shoqëria përmbarimore) është jashtë kompetencave ligjore të Bankës së Shqipërisë dhe nuk mund të ndiqet apo rregullohet prej saj. Po ashtu, Banka e Shqipërisë nuk mund të ndërhyjë në marrëdhëniet që MCA ka me nënkontraktorët e saj, siç është rasti i shërbimit përmbarimor,” thuhet në një prononcim të Bankës së Shqipërisë për “Monitor”.

Banka e Shqipërisë nënvizon se ka rekomanduar dhe vazhdon të sugjerojë disa aksione të cilat do të sillnin një përmirësim të qenësishëm të gjithë këtij procesi, por që kërkojnë përfshirjen edhe të palëve të tjera. “Konkretisht, ne gjykojmë se është e nevojshme të bëhen ndryshime në Kodin e Procedurës Civile për rregullimin e të gjitha veprimeve me karakter procedural të përmbaruesve gjyqësorë gjatë ekzekutimit të titujve ekzekutivë; hartimin, në bashkëpunim me Bankën Botërore, të një Ligji të posaçëm për mbrojtjen e konsumatorit në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka; përkthimin në ligje të ndryshimeve rregullative të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, mbi vendosjen e tavaneve për penalitetet dhe normat e interesit; shndërrimin e të gjitha subjekteve financiare jobanka në shoqëri aksionare, me qëllim rritjen e kontrollit të brendshëm dhe organizimin e drejtimit me dy nivele; regjistrimin kontabël vetëm të principalit dhe interesit në rastin e blerjes së portofolave, të paktën deri në përcaktimin e tavaneve ligjore për normat e interesit,” shprehet Banka e Shqipërisë./Monitor

Next Post
VIDEO/ Hapet qarkullimi në një pjesë të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, Rama publikon pamjet me dron

VIDEO/ Hapet qarkullimi në një pjesë të aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, Rama publikon pamjet me dron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

Tragjike në Londër! Vritet me thikë 22-vjeçari shqiptar, arrestohen dy vajza dhe një djalë

February 17, 2026
“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

“FSK e gatshme të mbrojë jetën e qytetarëve”, Kurti zbulon investimet e reja në mbrojtje

February 17, 2026
Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

Humb jetën 23-vjeçarja në Durrës, dyshohet se kishte konsumuar Fotoksinë

February 17, 2026
“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

“AKSHI do bëjë maksimumin”, drejtori i ri Tafa: Do jemi lider në fushën e digjitalizimit dhe teknologjive të avancuara

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In