Ende pa u mbyllur plagët që shkaktoi në Teksas urgani “Harvey”, Florida po përgatitet për Uraganin ‘Irma”, i cili klasifikohet si stuhi e kategorisë se katërt.
Shteti amerikan shpalli gjendjen e emergjencës. Për disa nga ishujt Karaibe u lëshuan paralajmërime.
Qendra Kombëtare e Uraganeve në Shtetet e Bashkuara njoftoi se era arriti deri në 220 km/h dhe pritej të forcohej në 48 orët e ardhshme.
Irma parashikohet të godasë Ishujt Leeward, në lindje të Puerto Rikos të mërkurën. Uragani parashikohet të shkaktoje stuhi, erëra kërcënuese për jetën dhe shi të rrëmbyeshëm deri në25 cm duke bërë që në disa zona niveli i ujit të arrijë deri në 3 metra.
Ndërkohë në Teksas dhe Luiziana po jetojnë pasojat e Uraganit “Harvey”, i cili shkaktoi më shumë 40 të vdekur dhe shkatërroi mijëra shtëpi.
Rimëkëmbja e Teksasit nga “Harvey” mund të kushtojë 180 miliard $.
a.ç