• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Pas Greqisë, edhe Italia ngre zërat për referendum dhe daljen nga Euro

by
06/07/2015 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Vota e qytetarëve grekë projekton Athinën e Bashkimin Evropian drejt skenarëve të panjohur, e që kërkojnë nga të gjithë sensin e një përgjegjësie të fortë, largpamësi e një vizion strategjik”.

Ky ishte komenti i parë i Presidentit të Italisë Serxhio Mattarella, menjëherë pas shpalljes së rezultatit të votimit të referendumit grek.

Vota e mbi 61% votuesve grekë, për t’i thënë “jo” masave shtrënguese nga Evropa ka shkaktuar euforinë e euroskeptikëve italianë si dhe të gjithë atyre forcave politike si Lëvizja 5 Yje, Lidhja e Veriut, SEL etj., që e kanë bazuar platformën e tyre politike në një betejë të hapur kundër politikës ekonomike e monetare të Bashkimit Evropian.

Për Matteo Salvini, liderin e së djathtës ekstreme Lidhja e Veriut, rezultati i referendumit grek, duhet të merret shumë në konsideratë nga kryeministri italian Matteo Renzi. Sipas Salvinit, Europa duhet të ndryshojë traktatet e saj dhe mbi të gjitha politikën monetare.

“Meqë ka fituar vota “Jo”, ky fakt është një shuplakë për politikën evropiane që po na çon të gjithëve drejt urisë”. u shpreh ai

Ndërsa krahu i djathtë i kryeministrit Matteo Renzi, Ministri i Ekonomisë Pier Karlo Padoan, në deklaratën e tij, nuk e ka humbur optimizmin e besimin se ideja për një Evropë të bashkuar nuk është zbehur.

“Italia, gjithmonë ka punuar e punon për një Evropë të fortë e sa më shumë e integruar. E tillë ishte dje dhe e tillë do të jetë dhe nesër.”  tha ai

Për sa i përket ekonomisë, Ministri italian ka theksuar nevojën e zbatimit të reformave dhe rregullave për të garantuar rimëkëmbjen ekonomike, punësimin e mirëqenien e vendit.

Nga Athina ku ndodhet për të mbështetur qeverinë e Tsipras e popullin grek, lideri i Lëvizjes 5 Yje, Beppe Grillo ka deklaruar se rezultati i këtij referendumi, detyron kancelaren gjermane Merkel e bankierët europianë të reflektojnë shumë.

“E ky është vetëm fillimi. Tani popullin grek e pret një e ardhme me plot perspektivë. Kjo është demokracia e vërtetë.” tha Grillo

Next Post

Nga Meksi te Rama dhe Meta, fotografi me shifra e Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In