Është mbyllur me një incident të vogël fjala e gjatë e mbajtur nga kryedemokrati Lulzum Basha në Kuvendin e sotëm të PD-së.
Në fund të fjalimit, mes ovacioneve dhe duartrokitjeve të të pranishmëve në sallë, teksa ka përshëndetur me dy gishtat lart, Basha nuk ka qenë fort i kujdesshëm ne momentin kur ka zbritur nga tribuna.