• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Pas Fatos Tushes, SPAK arreston nënkryetarin e Bashkisë Lushnje dhe drejtorin e prokurimeve

by A R
13/12/2021 12:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak muaj pas arrestimit të kryebashkiakut Fatos Tushe, SPAK ka vënë sot në pranga dy zyrtarë te tjerë në Bashkinë Lushnje. Në një njoftim për mediat, Prokuroria e Posaçme sqaron se hetimet  kanë nisur që në Korrik të këtij viti ku u zbulua abuzimi me tenderin “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”.

Sipas prokurorisë në këtë procedurë prokurimi, të zhvilluar nga Bashkia Lushnje, në vitin 2020, janë zbuluar shkelje ligjore, te kryera edhe nga shtetasit Gentian Nushi me detyrë nën kryetar bashkie dhe Leonard Sefa, me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike.

Ata akuzohen për veprën penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 258 e 25 i Kodit Penal.

Sipas SPAK dy të arrestuarit  në bashkëpunim me personat e tjerë nën hetim, Kryetarin e Bashkisë Fatos Tushe dhe zyrtarë të tjerë kanë bërë të mundur që këtë procedurë prokurimi ta fitonte me dokumentacion firma EURO – ALB shpk, duke krijuar avantazhe për këtë subjekt gjatë procedurës së prokurimit.

Ndërkohë Nushi dhe Sefa akuzohen se kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnje.

“Në të gjitha këto procedura prokurimi është konstatuar se procedura e përpilimit/hedhjes së dokumenteve të këtyre tenderave dhe procedura e vlerësimit të ofertave është kryer nga personat nën hetim G. N. dhe L. S. dhe jo nga anëtarët e NJP dhe KVO-së, duke kryer një procedurë fiktive, të organizuar dhe ekzekutuar nga personat nën hetim G. N. dhe L. S., dhe duke kualifikuar O.E. të paracaktuara dhe me oferta më të larta financiare”, sqaron SPAK.

Tashmë dy zyrtarët janë arrestuar dhe me urdhër të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Policia Gjyqësore pranë Policisë së Shtetit ka ushtruar kontrolle në disa banesa dhe zyrat e tyre.

Kujtojmë se në Korrik të këtij viti në pranga ka rënë dhe kreu i bashkisë Fatos Tushe dhe disa zyrtarë të tjerë, të cilët akuzon se kanë favorizuar një kompani për marrjen e tenderit për kanalin vaditës.

/a.r

Next Post
Adriatik Llalla nga arratia/ Në kërkim ndërkombëtar, i drejtohet Gjykatës së Posaçme: Pezulloni vendimin

I shpallur në kërkim, arrestohet në Romë Adriatik Llalla, prej tre ditësh lajmi u mbajt 'sekret'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

“Varësia nga SHBA, e pashëndetshme”, kreu i NATO-s Aleatët ishin të ngadaltë ndaj Iranit

April 10, 2026
Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

Berisha: Porti i Durrësit, projekt i madh korruptiv

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In