• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pas Erdogan, Vuçiç dhe Orban, bëjini një vaksinë kineze edhe Sali Berishës

by A R
06/04/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sa më shpejt që Shqipëria po i ngjit shkallët në rang listën botërore, për vaksinimin masiv të popullsisë, aq më shumë po tërbohen liderët e opozitës sonë. Sepse besojnë se realizimi nga sistemi shëndetësor i këtij procesi, që imunizon popullsinë nga pasojat e virusit vrasës covid-19, mund të sjellë suksesin e mazhorancës në zgjedhjet e 25 prillit.

Flamurin e opozitës për këtë, e mban Sali Berisha i cili po bën gjithçka, për të shpërndarë lajme të rreme, përhapur panik, krijuar ankth, makth dhe frikë me një çështje që ka të bëjë me jetën e gjithësecilit prej qytetarëve të këtij vendi. Deri dje shpërndante “fake news” për vdekjet nga pandemia. Tani për procesin e vaksinimit masiv të popullsisë, duke u fokusuar tek vaksina kineze. Siç do bënte me çdo lloj vaksine, që do përbënte sasinë më të madhe, të siguruar nga qeveria.

“Lideri historik i PD”, është mjek dhe e ka bërë “Betimin e Hipokratit” ku ka “premtuar solemnisht se jetën do ta vë në shërbim të humanitetit”. Por jeta e Sali Berishës ka kohë që është vetëm politika. Prej 30 vjetësh me radhë, ai ka dëshmuar se kur është puna për pushtetin personal, është në gjendje të bëjë gjithçka makiaveliste për tia arritur qëllimeve të tij.

Çdo ditë Sali Berisha përhap lajme të rreme, nga facebook-u i tij, si ajo e sotmja: “Ndërlikime të rënda nga vaksinat. Ato fshihen me urdhër të xhahilit të Surrelit. Rastësisht isha te Ambulanca e Laprakës ku erdhën tre mësues në gjendje shumë të rëndë nga vaksina e Edvinit, i futën direkt në oksigjen”.

Vetëm mund ta imagjinoni sesi ambulanca e një lagjeje periferike, është aq moderne, sa ka kapacitetin të fusi direkt në oksigjen tre qytetarë njëherësh. Por më e rëndësishme se kjo, është diçka tjetër. Sali Berisha është ndër ata liderë, që ka mbijetuar përmes përhapjes së psikozës së frikës tek shqiptarët.

Ai e di shumë më mirë se kushdo tjetër se vaksina kineze, ashtu edhe ajo ruse, pa llogaritur ato perendimore janë të gjitha efektive. Sikundër di shumë mirë, edhe disa nga efektet post vaksinim, që kalon në 2-3 ditët e para trupi i njeriut. Por, kur vjen puna për interesat e tij politikë, Sali Berisha ka dëshmuar se është gati të bëjë, edhe pakt me djallin edhe shejtan budallain, vetëm e vetëm për të sabotuar kundërshtarin dhe për të mbajtur me oksigjen elektoral mbështetësit e tij.
Dikush duhet ti thotë se edhe Presidenti i Truqisë, Erdogan edhe ai i Serbisë, Vuçiç edhe kryeministri i Hungarisë, Orban e shumë udhehqës të tjerë të rëndësishëm rajonalë, të BE dhe botërorë, kanë marë vaksinën kineze. Askush prej tyre nuk ka pësuar asgjë, e as nuk mendohet se do tu ndodhë diçka e keqe. Sepse nëse do ishte ndryshe, ata kanë aq pushtet, sa të bëjnë çfarëdolloj vaksine që do të dëshironin.

Ironia është se Sali Berisha e ka nisur karrierën politike, duke u bërë anëtar e më pas Sekretar i Partisë së Punës, në kulmin e marrëdhënieve shqiptaro-kineze në vitet ’70. Për fatin e vetes dhe të botës, Kina në këto 50 vjet ka ndryshuar aq shumë, sa Sali Berisha duket edhe më komunist se atëherë. Jepini edhe atij një vaksinë, se mbase e bën të ndihet edhe ai, pjesë e klubit të liderëve botërorë që e kanë marë atë!

AlpeNews.al

Next Post
Shqipëria në 24 orët e fundit: 732 të vaksinuar, 892 raste të reja dhe 19 viktima nga Covid

Bien infektimet ditore në Shqipëri: 141 raste të reja me Covid dhe 9 humbje jete

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In