• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Pas Endrit Dokles, po projektohet edhe lirimi i dy të fortëve të tjerë”

by A R
19/01/2020 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur pritet implementimi dhe zbatimi i Reformës në Drejtësi, si skusht kryesor i vendosur nga BE për integrimin e vendit tonë, të dënuarit me burg për jetë, apo persona të njohur të botës së krimit, po fitojnë njëri pas tjetrit lirinë.

Gjykata e Krujës liroi me kusht të dënuarin me burgim të përjetshëm, Endrit Doklen, ndërsa një tjetër emër i botës së krimit, i njohur në kryeqytet, po përgatitet të dalë nga qelitë e burgut të Fushë-Krujës.

Genci Ferhati, i dënuar me 25 vite burg, po përgatitet të dalë nga qelia.  Në Tiranë, është raportuar nga mediat, se edhe një tjetër emër i njohur, i dënuar me burgim të përjetshëm Arben Grori, po bën përpjeke për tu liruar nga qelia.

Ferhati, është dënuar nga gjykata e Tiranës, për atentatin me kundërtank në vitin 1999, duke vrarë Denis Ginën dhe Median Shehun, ngjarje kjo e ndodhur në ish-fushën e druve, Allias.

Veç këtij dënimi, Ferhati, ka dhe një dënim tjetër me 6 vite burgim të dhënë në 6 janar 2017 nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” në dëm të një tregtari kafeje.

Por dë dyja këto dënime në ngarkim të Ferhatit janë bashkuar pak vite më parë, në një të vetëm. Genci Ferhati, konsiderohet si i forti i “Rrugës së Kavajës” dhe miku i Emiljano Shullazit.

Prej dhjetorit 2018, Ferhati po ndjek thuajse të njëjtën rrugë ligjore në gjykatën e Krujës, siç dhe veproi dhe fitoi lirinë, anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle. Burime pranë gjykatës së Krujës, thanë se Genci Ferhati prej dhjetorit 2018 e deri më tani, ka depozituar 8 kërkesa në gjykatë me objekt ulje dënimi dhe njohje të amnistive të viteve 2012, 2014, 2015 dhe 2016.

Veç kërkesave për njohjen e amnistisë, Ferhati ashtu si Dokle ka depozituar një sërë kërkesash në gjykatën e Krujës, për ulje dënimi. Të gjitha kërkesat për ulje dënimi, janë pranuar nga gjyqtarja Enkeleida Hoxha, e cila fillimisht në dhjetor të 2018 ka pranuar uljen me dy muaj e 10 ditë burgim për Genci Ferhatin.

Por, 7 muaj pas këtij vendimi në datën 2 korrik 2019, që njëjta gjyqtare, Enkeleida Hoxha, ka vendosur t’i ulë 2 vite e 5 muaj burgim, Ferhatit. Kjo pasi Hoxha, ka vendosur ti pranojë uljen e dënimin me 90 ditë burgim, për 10 vite me radhë, duke filluar për periudhat si më poshtë 1999-2000, 2000 deri 2001, viti 2003, viti 2006, 2007,2008,2009, viti 2016 dhe për periudhën kohore 2017.

Ulja e viteve të dënimit për këtë të dënuar ka vijuar edhe në 27 dhjetor 2019, ku gjyqtarja Enkeleida Hoxha ka pranuar ti ulë dënimin me 90 ditë burgim ose 3 muaj. Por pas uljeve dy herë të dënimit, Ferhati, tashmë i është drejtuar gjykatës së Krujës me katër kërkesa për njohjen e amnistisë për vitet 2012, 2014, 2015 dhe 2016.

Dy nga kërkesat e Ferhatit, ku gjyqtare ka qenë Alma Kolgjoka dhe Anastasi Shehu, janë pushuar nga gjykata për shkak se Ferhati dhe mbrojtësit e tij, nuk janë paraqitur në seancën gjyqësore.

Kërkesa për njohje amnistie për vitin 2014 i ka rënë gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila vijon ende të mos ketë dalë me një vendim përfundimtar nëse do e pranojë ose jo, kërkesën e Ferhatit. Ndërsa kërkesa e Ferhatit për njohjes e amnistisë të vitit 2012 është në shqyrtim nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar.

Në 13 janar 2020, dy kërkesat për njohje amnistie për vitet 2015 dhe 2016, janë ridepozituar në gjykatën e Krujës, ku në shqyrtim gjyqësor, ato janë marrë nga kryegjyqtarja e Krujës, Alma Kolgjoka.

/a.r

Next Post

Shërbimi online në QKB/ Rama: 11 mijë biznese aplikuan për licensë, sot u kursehen 340 ditë pritje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Protestat studentore transformohen në fushatë politike, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

January 18, 2026
Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

Dyshimet për manipulim të votave, Abdixhiku kërkon rinumërim të plotë në Kosovë: Vota nuk tjetërsohet

January 18, 2026
“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

“Koha për fitore ka ardhur”, Berisha në Kombinat: PD denoncoi narkoregjimin e Ramës dhe mbron pluralizmin

January 18, 2026
Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

Eksperti serb: SHBA do të paraqesë dokument për njohjen e Kosovës nga Serbia në mars ose prill

January 18, 2026
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!

January 18, 2026
“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

“Presidenti Trump nuk tërhiqet nga Groenlanda”, sekretari amerikan i Thesarit: Europa është e dobët, SHBA-të rrezatojnë forcë

January 18, 2026
Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

Muzeu në Krujë ekspozon hartën e rrallë të vitit 1455 me emrin e Skënderbeut (FOTO)

January 18, 2026
“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

“Nuk ka përjashtim për mendimin ndryshe”, Salianji mesazh Berishës nga Lezha: Statuti i PD të largon nga lidershipi nëse …

January 18, 2026

E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

January 18, 2026
“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

“Parandjeva fatkeqësinë, burri ra në koma!”/ Fotot e jetës së përmbysur, dita kur çdo ëndërr u shua!

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In